Opozita mblidhet vetë, nëse Brovina nuk e thërret seancën këtë javë

Lajme

Opozita mblidhet vetë, nëse Brovina nuk e thërret seancën këtë javë

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 09:27

Përfaqësues të partive opozitare kanë thënë se nuk do ta presin shumë Flora Brovinën nëse ajo vazhdon të heshtë sa i përket ftesës për vazhdimin e seancës, si kryesuesja më e vjetër.

Që prej publikimit të vendimit, të martën e javës së kaluar, Brovina nuk ka kontaktuar me asnjë nga partitë opozitare për ta caktuar datën e seancës. As gazeta nuk ka mundur të vërë kontakt me të.

Analistët kanë thënë se deputetët nuk duhet të mbesin peng i vullnetit të Brovinës për ta ftuar seancën dhe për të caktuar pikat e rendit të ditës, të cilat kërkohen me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. /koha/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat