Agani uron vitin e ri shkollor

Lajme

Agani uron vitin e ri shkollor

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 19:51

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani i ka uruar të gjithë nxënësit dhe arsimtarët për fillimin e vitit të ri shkollor.

Agani ka thënë se një urimi më i veçantë ju takon nxënësve të cilët nesër fillojnë mësimin për herë të parë.

“Të dashur nxënës, të nderuar arsimtarë,

Me lejoni t’ju shpreh urimet dhe lutjet më të sinqerta për fillimin e vitit shkollor 2014/20015. Padyshim që urimi më i veçantë ju takon vogëlushëve-nxënësve të cilët nesër fillojnë mësimin për herë të parë.

Ndërsa mirënjohje të veçantë meritojnë Mësuesit/et të cilët me punën e palodhshme që bëjnë në shkollimin e gjeneratave të reja, ndërtojnë shtetin e Kosovës.

Uroj dhe lutem që Zoti i madhërishëm të ua zgjeroj mendjet tuaja në përfitimin dhe nxënien e njohurive të reja!

Zoti ju ndihmoftë!”, thuhet në urimin e Aganit. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat