Digjet një banesë dhe një lokal nga vetëtima në kryeqytet

Lajme

Digjet një banesë dhe një lokal nga vetëtima në kryeqytet

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 18:04

Ndër dëmet e para që regjistrohen në Komunën e Prishtinës pas reshjeve të shiut dhe vetëtimës është djegia e pjesërishme e një banese dhe një lokali në qendër të kryeqytetit.
Një banesë në rrugën “Garibaldi” ka marrë flakë, por pas intervenimit të shpejtë të ekipit të zjarrfikësve ka shpëtuar. Nuk bëhen me dije dëmet që janë shkaktuar nga kjo djegie, por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

Pak metra larg kësaj banese, në fillim të lagjes Pejton vetima ka goditur nja trafo të rrymës e cila ishte e vendosur mbrapa banesës, nga e cila ka pësuar dëme restoranti “Boheme” në këtë pjesë të qytetit. Edhe këtu intervenimi i ekipit të zjarrfikësve ka qenë i shpejt. Blloku i kësaj ndërtese ka mbetur pa energji elektrike.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës, ka treguar edhe njëherë për masat e marra pas reshjeve të ditës së sotme. Nga shumë lagje të Prishtinës kërkesat për ndihmë janë të shumta.

“Komuna e Prishtinës informon se ndërmarrjet publike komunale "Pastrimi" dhe "Hortikultura" si dhe të gjitha kompanitë e pastrimit tashmë janë në gatishmëri, dhe po ndërhyjnë aty ku ka nevojë. Në këto kushte kemi kërkuar edhe nga Kompania e Ujësjellësit "KUR Prishtina" që të marrë sa më parë masat për zhbllokimin e kanalizimeve ku janë paraqitur problemet. Njoftojmë të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndërhyrjen e Komunës të lajmërohen në Qendrën e thirrjeve me numër 038245666”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat