Ahmeti: Së shpejti hapet konkursi për drejtorët e 22 shkollave

Lajme

Ahmeti: Së shpejti hapet konkursi për drejtorët e 22 shkollave

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 15:16

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemeti ka njoftuar që se shpejt do të hapët konkursi për 22 drejtorë e zv. drejtorë në shkollat e Prishtinës.

Poashtu, Ahmeti ka thënë se ky proces do të jetë transparent pasi që prindërit do të jenë në gjendje të vlerësojnë kandidatët më të mirë për shkollat në të cilat shkollohen fëmijët e tyre.

"Shumë shpejtë, pas caktimit të komisionit dhe anëtarëve të komisionit, do të shpallim konkursin për 22 drejtorë e zv. drejtorë në shkollat e Prishtinës. Siç kemi premtuar, kandidatët kryesorë në çdo shkollë do të bëjnë prezantime para komunitetit ku do t'i prezantojnë planet e tyre për shkollën. Në mënyrë transparente edhe komuniteti (prindërit) do të jenë në gjendje të vlerësojnë kandidatët më të mirë për shkollat në të cilat shkollohen fëmijët e tyre", ka shkruar Ahmeti në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat