Premtimi i pambajtur – Shpendi s’e shet Audi Q7-in

Lajme

Premtimi i pambajtur – Shpendi s’e shet Audi Q7-in

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 11:04

Vetura Audi Q7 e ish kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa ende gjendet në garazhet e Komunës. Për shitjen e saj është marrë vendim muaj me parë nga Asambleja Komunale. Por, ekzekutivi komunal ende nuk e ka përgatitur njoftimin për ofertë të ankandit publik për shitjen e veturës që ka kushtuar rreth 76 mijë euro.
Ishte njëri ndër premtimet kryesore elektoral. Ndoshta më të e fitoj edhe ndonjë votë. Por, tani kanë kaluar shtatë muaj që kur kryetari i Prishtinë Shpend Ahmeti e ka marr pushtetin në kryeqytet, e vetura Audi Q7 ende rri mbyllur në garazhin e Komunës.

Asambleja Komunale muaj më parë pati marrë vendim unanimisht për shitjen e veturës.Mirëpo, në ueb-faqen elektronike të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), tek pjesa e shitjes së Ankandeve publike, ende nuk ka dal oferta për shitjen e kësaj veture.

Mediat në vend kanë kërkuar nga komunë e Prishtinës përgjigje gjatë ditës se djeshme për këtë çështje, por ata nuk kanë pranuar të thonë asnjë fjalë.

E, në vendimin e arsyetimit të shitjes së veturës, që i është dërguar Asamblesë, kryetari Shpend Ahmeti kishte deklaruar se veturën do ta shes për shkak të shpenzimeve te larta.

“Që nga fillimi i qeverisjes, unë si Kryetar kam vendosur që të mos përdorim makinën. Kjo për shkak të shpenzimeve të larta dhe për shkak të makinave të tjera në dispozicion në garazhin e Komunës. Përderisa makina është amortizuar që nga viti 2011, ne vlerësojmë se për shkak të mospërdorimit nga ana jonë, kjo makinë do të zhvlerësohet plotësisht në fund të mandatit 4-vjeçar. Andaj, me qëllim të mbrojtjes së interesit të Komunës dhe ruajtjes së vlerës së pronës, kërkojmë nga Kuvendi që të miratojë shitjen e kësaj veture”, thuhet në arsyetimin Ahmetit.

Ndërsa, mjetet nga shitja e makinës, sipas kreut të Komunës është thënë se do të transpefohën në buxhetin e subvencioneve në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku aplikojnë OJQ-të, rastet sociale dhe rastet e tjera në këtë fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat