Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me deputeten e Parlamentit britanik, Alicia Kearns, në kuadër të Forumit të Politikës së Jashtme që po mbahet në Berlin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj e ka cilësuar Kearns si mike të veçantë të Kosovës.
Ai ka vlerësuar mbështetjen e saj të vazhdueshme për Kosovën, si në Parlamentin britanik, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
“ Kosova është me fat që ka miq të tillë!”, ka shkruar Hoxhaj, transmeton Bota sot.