VV dënon rrahjen e Drejtorit të Arsimit në Kastriot

Lajme

VV dënon rrahjen e Drejtorit të Arsimit në Kastriot

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 12:42

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Kastriot është tejet e shqetësuar me dhunën që ka ndodhur dje ndaj Drejtorit të Arsimit në Komunën e Kastriotit, ku Drejtori Agim Spahiu është sulmuar nga dy profesorë, njeri nga ta është përfaqësues i popullit, këshilltar në Kuvendin Komunal nga PDK-ja.

“Sulmi ndaj Drejtorit ka ardhur si pasojë e fillimit të ndryshimeve në sektorin e arsimit, marrë parasysh se pushteti i kaluar kishte instaluar thellë nepotizmin në çdo sektor të Komunës e posaçërisht në sektorin e arsimit duke përzgjedhur stafin (mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave në Kastriot) kryesisht në baza familjare dhe partiake”, thuhet në një reagim të VV-së

VV inkurajon Drejtorinë e Arsimit në Kastriot dhe jap mbështetje të fuqishme në angazhimin dhe punën e Drejtorit Agim Spahiu për të ndryshuar në të mirë gjendjen e rëndë të arsimit në Komunën tonë.

Duke shprehur shqetësimin për rastin në fjalë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Kastriot dënon ashpër dhunën që ka ndodhur në institucionin e edukimit dhe dijes presim nga organet e drejtësisë që të marrin masat në përputhje me aktin e kryer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat