Hoxha: Ahmeti mos ta shkelë ligjin!

Lajme

Hoxha: Ahmeti mos ta shkelë ligjin!

Më: 22 prill 2014 Në ora: 08:36

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk e ka kursyer dorën, aty ku veç pak e ka lejuar ligji, që të dërgojë në shtëpi rreth pesëmbëdhjetë zyrtarë të komunës.

Para pak ditësh lajmëroi se ka iniciuar procedura disiplinore edhe ndaj dikujt në prokurim, bazuar mbi disa rekomandime të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Por, kjo punë komunës mund ti dalë më e komplikuar se kaq. Autoritete të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) kanë thënë se Ahmeti do ta shkelë ligjin në rast se merr masa ndaj ndonjë zyrtari të prokurimi mbi rekomandimet e Kundërkorrusonioit.

“Po bën shkelje. Është, madje shkelje flagrante. Është inkompetente Komuna e Prishtinës të marrë masa ndaj zyrtarit të prokurimit mbi rekomandimin e AKK-së. Madje, një veprim i tillë i Agjencisë Kundër Korrupsionit është jo kompetent. Kjo për arsyeje se, në bazë të nenit 25, pika 8 të Ligjit të Prokurimit Publik, i vetmi institucion për marrjen e masave ndaj zyrtarëve të prokurimit publik, si dhe ndaj autoriteteve kontraktuese është Organi Shqyrtues i Prokurimit, dhe atë në bazë të ankesave që bëjnë operatorët ekonomikë”, tha për Tribunën, Hysni Hoxha, kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat