“E sfidoj qeverinë”, avokati serb: Po shkoj të vendos lule te varret e familjes Jashari

Lajme

“E sfidoj qeverinë”, avokati serb: Po shkoj të vendos lule te varret e familjes Jashari

Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:39 Përditësuar në ora: 15:37 më 18.01.2024
Çedomir Stojkoviq

“Urrejtja vdes, ti jeton përgjithmonë”, letra që avokati serb la mbi varrin e Blerina Jasharit

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”.

Këto fjalë janë shkruar në letrën që avokati serb, Çedomir Stojkoviq, la mbi varrin e Blerina Jasharit, në Prekaz ku këtë të enjte bëri homazhe.

Fragmenti është shkruar në tri gjuhë, fillimisht në gjuhën shqipe, serbe dhe në gjuhën angleze.

Kjo vizitë e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së Aleksandër Vuçiqit.

Stojkoviq tha se nuk ia ka drojën pasojave shtetërore për këtë vizitë.

Për më tepër, thotë se pret të shohë se a do të reagojë Serbia ndaj tij, njësoj si ndaj Sanduloviqit.

Ndryshe, javë më parë, klienti i tij, opozitari serb, Nikola Sanduloviq, ishte arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai ishte torturuar fizikisht dhe psiqikisht nga shërbimi sekret serb.

Avokati serb bën homazhe te varret e familjes Jashari

Avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviç, Cedomir Stojkoviç tashmë ka bërë homazhe duke vendosur lule tek varri i Blerina Jasharit në kompleksin memorial në Prekaz.

------------------------

Avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviç, Cedomir Stojkoviç ka mbajtur premtimin e bërë disa ditë më parë publikisht për të shkuar në Kosovë dhe vendosur lule në varrin e familjes Jashari.

Në një video mesazh për emisionin GoodMorning Albanians në euronews Albania Stojkoviç tha se dua të jem atje dhe të bëj të njëjtën gjë që bëri Sanduloviç për t’i treguar të gjithëve se ne nuk kemi frikë për të vazhduar luftën për demokraci.

“Po shkoj në Kosovë dhe dua të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit. Dua t’i tregoj të gjithëve se ne nuk kemi frikë për të vazhduar luftën tonë për demokraci dhe marrëdhëniet e mira mes popujve. Dua t’u them atyre njerëzve që na tregojnë urrejtjen se ne nuk kemi frikë dhe nuk do të dorëzohemi”, tha avokati serb.

Politikani opozitar serb Nikola Sanduloviç u dhunua brutalisht, ngjarje kjo e cila erdhi pas homazheve që kreu në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga ushtria sekrete serbe ndërsa në sulm raportohet të ketë marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

Ne videot e bëra publike ai duket në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa e bija e tij, Klara në emisionin tonë pak kohë më parë deklaroi se duan ta vrasin dhe se Vuçiç e ka kërcënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat