“Serbinë do ta dëbojnë, Kosova do të anëtarësohet” - ja çka po paralajmërojnë nga Beogradi!

Lajme

“Serbinë do ta dëbojnë, Kosova do të anëtarësohet” - ja çka po paralajmërojnë nga Beogradi!

Më: 27 prill 2024 Në ora: 14:25
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Drejtori i Institutit për Çështje evropiane në Beograd, Naim Leo Besiri, ka thënë se duke qenë se qeveria e Serbisë përdori kriminelët e luftës dhe relativizuesit e saj për t’u revoltuar kundër rezolutës së OKB-së që përkujton gjenocidin e kryer në Srebrenicë, Serbia s’ka nevojë që të largohet nga Këshilli i Evropës.

Pasi që, sipas Besirit, Këshilli i Evropës do ta dëbojë Serbinë.

Ndërkohë thotë se gjatë kësaj kohe, Kosova do ta miratojë ligjin për bashkëjetesën mes gjinive të njëjta dhe do të anëtarësohet në Këshill të Evropës.

“Meqenëse qeveria përdori kriminelët e luftës dhe relativizuesit për t’u revoltuar kundër rezolutës së OKB-së që përkujton gjenocidin e kryer në Srebrenicë, Serbia nuk ka nevojë të largohet nga Këshilli i Evropës, ata do të na dëbojnë.

Gjatë kësaj kohe, Kosova miraton një ligj për partneritetet e të njëjtes gjini dhe do t’i pranojnë ata në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Besiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat