Musliu-Shoshi: Aleatët s’kanë besimin në Qeverinë Kurti, prandaj kemi parakushte për anëtarësim në KiE

Aktuale

Musliu-Shoshi: Aleatët s’kanë besimin në Qeverinë Kurti, prandaj kemi parakushte për anëtarësim në KiE

Më: 27 prill 2024 Në ora: 09:00
Ariana Musliu-Shoshi

Dy ditë më parë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për “progres të shpejtë dhe të pakthyeshëm” në zbatimin e hapave për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si parakusht i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Kërkesën e vendeve aleate të Kosovës për themelimin e Asociacionit, si parakusht për anëtarësimin në KiE, opozita po e sheh si rezultat i mosbesimit të aleatëve ndaj Qeverisë Kurti.

Ariana Musliu-Shoshi, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, nga radhët e PDK-së tha se kërkesën e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në KiE po e sheh si mosbesim të aleatëve ndaj Kurtit, ku si pasojë vijnë “hapat e prekshëm”.

“Është fatkeqësi që aleatët tanë kanë humbur besimin në Kurtin dhe Qeverinë e tij. Si rezultat i mosbesimin vijnë edhe “Hapat e prekshëm’ që kërkojnë të ndërmerren si parakusht për anëtarësimin në KiE. Një kërkesë e tillë është evidente dhe tashmë shihet vendimtare nga aleatët tanë që të ecim përpara drejt anëtarësimit. Është fatkeqësi për vendin tonë por jo e pa pritshme”, tha Musliu Shoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat