Heshtje në Ministrinë e Arsimit për mos shpërndarjen e teksteve shkollore

Lajme

Heshtje në Ministrinë e Arsimit për mos shpërndarjen e teksteve shkollore

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 21:28
Ministria e Arsimit

Më pak se dy javë kanë mbetur nga fillimi i vitit të ri shkollor 2023/24, por ende nuk dihet se kur do të shpërndahen tekstet shkollore për nxënësit.

Ministria e Arsimit, Arbëri Nagavci ditë më parë kishte thënë se janë duke i shikuar mundësitë që të mos ketë vonesa me furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.

E, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), thonë se është shqetësuese fakti se mund të ketë vonesa në shpërndarjen e teksteve shkollore.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, fajin ia ka hedhur Ministrisë së Arsimit për mos shpërndarje me kohë të teksteve shkollore në komuna të vendit.

Jasharaj u shpreh se nëse tekstet do të shpërndaheshin me kohë, çdo gjë do të ishte gati për të filluar vitin shkollor, por sipas tij, Ministria e Arsimit është vonuar në këtë drejtim.

Sipas tij, arsimi në shekullin XXI nuk mund të jetë i suksesshëm nëse punohet me mjete dhe kushtet e shekullit të kaluar.

Mes tjerash, Jasharaj ka thënë se qeveria duhet të jetë e lumtur që këtë vit, mësimi po fillon me kohë dhe nuk do të ketë grevë.

“Ajo që është e mirë dhe se është dashur të gëzohet edhe ministria, është se SBASHK-u kësaj radhe nuk po shkon me grevë. Por, duke i parë gjërat që u thanë, del se ky vit shkollor do të filloj me vështirësi, ngase edhe përkundër premtimit të ministres Nagavci, tekstet shkollore nuk kanë arritur ende në shkolla, dhe dita e parë do të jetë problematike, sepse e vetmja armë e diturisë në shkollat tona fatkeqësisht në mungesë të mjeteve bashkëkohore janë tekstet shkollore, shpuza dhe shkumësat…”, ka thënë kryesindilisti i arsimit./telegrafi

Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator.

Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit të ri shkollor 2023/24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat