Vulin nën sanksione nga SHBA/ Reagojnë nga Presidenca në Kosovë: Piun i Rusisë

Lajme

Vulin nën sanksione nga SHBA/ Reagojnë nga Presidenca në Kosovë: Piun i Rusisë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi shefi i BIA-s serbe, Aleksandar Vulin u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara.

Vela shkroi në Twitter se Vulini është “piun rus”.

“Aleksandar Vulin, kreu i Shërbimit Informativ të Serbisë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Një piun rus i ekspozuar për rolin e tij destabilizues në rajon”, shkroi Vela.

Departamenti amerikan i Shtetit, Zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja e ka sanksuar Aleksandar Vulinin, që momentalisht mban pozitën e shefit të inteligjencës serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat