Pamjet/ Mërgimtari denoncon publikisht naftëtarët, ngrit dyshime se mashtrojnë në litra

Lajme

Pamjet/ Mërgimtari denoncon publikisht naftëtarët, ngrit dyshime se mashtrojnë në litra

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Shtrenjtimi i derivateve nuk ka të ndalur në Kosovë. Çmimi i naftës dhe benzinës është duke u rritur për çdo ditë nga 8 deri në 10 centë.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.60 euro për litër, i produktit benzinë 1.34 euro për litër dhe gasit 0.75 euro për litër.

Një mërgimtar përmes rrjetit social TikTok ka denoncuar naftëtarët vendorë. Ai ka ngritur dyshime se naftëtarët mashtrojnë në litra.

“Këtu e kam ba këtë foto kur jam kanë në Kosovë, një rezervar me naftë 720 kilometra. Edhe qitash sa e provova prap ktu në Zvicër, një rezervar 1028 kilometra. Ta keni parasysh“, ka thënë mërgimtari.

Video Ketu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat