Vuçiq i reagon Izetbegoviqit

Lajme

Vuçiq i reagon Izetbegoviqit

Nga: F. B Më: 24 qershor 2021 Në ora: 15:02
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka reaguar në konstatimin e Bakir Izetbegoviq se Mali i Zi me miratimin e rezolutës për Srebrenicën ka dëshmuar pjekuri dhe se Kosova nuk është Serbi, duke i cilësuar keqdashëse dhe nëse ai do përgjigjej si mundet, ai nuk do linte gur e dru pa përdor, kjo tregon mungesë ideje edhe plani, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Njerëz si Izetbegoviq po shfrytëzojnë emrin tim ashtu që mund të mbledhin pikë politike në mjediset e veta ka thënë Vuçiq.

"Ajo si jam unë, se jam më i keqi edhe për gjithë të tjerët në regjion, mund të them vetëm një gjë, sepse ata duke më përmend mua duan të mbledhin pikë politike. Unë atyre nuk dua të ju përgjigjem, forca ime janë sukseset e Serbisë, vaksinimi dhe lufta kundër epidemisë” tha Vuçiq.

Por Vuçiq para gazetarëve, shtoi se ajo që e shqetëson më shumë është deklarata e tij për Kosovën.

"Bakir Izetbegoviq flet se Kosova nuk është Serbi, kjo është keqdashëse. Nëse unë do i përgjigjesha ashtu si mundem, ai nuk do linte gur e dru pa përdor, kjo deklaratë tregon mungesë ideje edhe plani”, tha ai.

Ndërsa lidhur me mosdhënien e datës së fillimit të bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë , ai tha se “më vjen keq, që nuk iu dha data, mendoj se nuk janë korrekt ndaj Maqedonisë dhe Tiranës. Serbia ka raporte miqësore me të dy këto vende, dua të paralajmëroj video-konferenca me të dy këto vende, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat