Dy shqiptarëve iu plaçkitën 10 mijë euro nga “banditët” që paraqiten si policë në Serbi

Lajme

Dy shqiptarëve iu plaçkitën 10 mijë euro nga “banditët” që paraqiten si policë në Serbi

Nga: F.B Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Një automjet në të cilin udhëtonin dy shqiptarë, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Maqedonia, janë ndaluar nga një automjet tjetër me drita vezulluese, prej nga ka dal një person me uniformë policie dhe me pushkë dhe nën kërcënim iu ka marr një shumë të madhe të parave, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.

Gazeta shkruan se ata i kishin përgjuar dhe ruajtur dhe sapo kanë vërejtur automobilin me targa gjermane, duke sinjalizuar me drita e kanë ndaluar dhe plaçkitur.

Në automjetin me targa gjermane, po udhëtonin dy persona shqiptarë, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Maqedonia, njofton ky medium.

Banditët e rrugëve që po udhëtonin me një automjet të tipit Audi duke përdor dritat vezulluese, kanë ndaluar automjetin dhe me kërcënim iu kanë marrë 10 mijë euro.

Sipas viktimave, nga automjeti që kishte drita vezulluese ka dal personi (gazeta e quan banditi) me uniformë dhe pushkë automatike dhe bateri-llambë duke iu rrëmbyer paratë viktimave shqiptare.

Ky nuk është hera e parë që qytetarë shqiptarë që kalojnë transit nga vendet perëndimore nëpër Serbi, plaçkiten dhe dëmtohen në forma të ndryshme, si me kërcënim me armë, po ashtu edhe dëmtime të gomave dhe bartjen me “merimangë” dhe shoqërimin për çka detyrohen të paguajnë shuma të mëdha të parave.

Gazeta nuk ka njoftuar identitetin sikurse as vendbanimin e këtyre dy personave – viktima të plaçkitjes në rrugëtimin nëpër Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat