MPB pranon një mijë maska dhe 300 mijë pajisje mbrojtëse nga Turqia

Lajme

MPB pranon një mijë maska dhe 300 mijë pajisje mbrojtëse nga Turqia

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:31
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, ka pranuar gjatë ditës së sotme donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë.

Një mijë maska dhe 300 mijë pajisje tjera mbrojtëse, janë dhuruar për MPB-në.

Pranimi i këtij donacioni është bërë nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Yallderai Bajrami.

Bajrami tha se këto donacione janë të mirëseardhura në këtë kohë pandemie.

“Çdo herë ndihma është e mirëpritur për shkak të pandemisë nga donator dhe mërgata jonë. Ne sot kemi pranuar një mijë maska dhe 300 mijë pajisje mbrojtëse nga kompania “Sezin”, tha Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat