Vuçiq: Me Putinin do të flasim për Kosovën

Lajme

Vuçiq: Me Putinin do të flasim për Kosovën

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:02
Aleksandër Vuçiq dhe Vladirmir Putin

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur për temat që do të bisedojë me presidentin rus, Vladirmir Putin, i cili pritet të vijë në Serbi.

Ai në një intervistë në televizionin serb “TV Pink” ka thënë se me presidentin rus do të flasin edhe për Kosovën.

“Temë e pashmangshme me Putinin do të jetë Kosova”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq tha se kishte biseduar me të në Sochi të Rusisë dhe se kishin biseduar për mendimet e tyre dhe për një lloj kompromisi.

“Putini është një njeri racional dhe i përgjegjshëm. Ai kujdeset për traditën, por jo për mitet. Derisa isha me të i dhashë atij një pikturë me Jezu Krishtin, ai e puthi dhe e vendosi në mur. Ne biseduam pak edhe për frymën ortodokse”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat