I dashur poet Fatos Arapi, sa komente të zëshme të njëpasnjëshme e ngushëlluese lexojmë gjatë tërë ditës së sotme me rastin vdekjes suaj, në vend që sot, të lexojmë poezitë tuaja, ne mbajmë zi vdekjen tuaj, sa lehtë na vjen të ngushëllohemi e sa rëndë na vjen të lexojmë poezitë tuaja!? Më lehtë na vjen të vajtojmë trupin tuaj të dukshëm sesa te gëzohemi me shpirtin tuaj artistik të padukshëm!
E ne këtu ngushëllohemi për vdekjen tuaj, ju "s'ia falët dot vetes", pse për së gjalli" "s'ke dashur pak më shumë...", ju "p?rtej vdekjes, pëtej kësaj "botës" njerëzore" dashuroni" dhe më shumë; ne për së gjalli, vallë, a dashurojmë më shumë sesa Fatos Arapi ynë i vdekur?
Fatos Arapi
"Si s'të desha pak më shumë
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
"Si s'të desha pak më tepër...".