Rrëfime, çfarë thotë halla nga Sangalla

Kultura

Rrëfime, çfarë thotë halla nga Sangalla

Nga: Dedë Preqi Më: 25 prill 2024 Në ora: 13:08
Dedë Preqi

Rastësisht, edhe halla e muar rrugën e mërgimit, jo për të ikur nga atdheu i vet për ndonjë telashe, por për të jetuar më mirë me familjen e saj të ngushtë. Kush do të kujdesët për të, edhe pse ajo i kishte gjashtë djem e tri vajza, të gjithë kishin krijuar familje dhe të gjithë u shpërndanë në botën e përëndimit.

Dy djem i kishte në Australi dhe të tjerët në Zvicërr, ndërsa kur i vdiq burri, ajo i kishte rrafshuar të shtatëdhjetat dhe nuk ishte më në gjendje të gatuaj apo të bëjë bukë as për vete dhe mosha e saj kishte nevojë për një përkujdesje të veqantë.

Jeta e hallës pas vdekjes së burrit dukej ndryshe dhe ndodhej para një enigme që e mundonte shumë, por zgjedhja më e mirë ishte kur vendosi të thërras djemtë e saj në Zvicërr, që ta marrin atje, e cila në këtë mënyrë, ndoshta do të mund të jetonte edhe ndonjë ditë.

Mendja e saj ishte akoma e kthjelltë dhe i kujtohet fare mirë kur flisnin djemtë e saj në Zvicërr, se në këtë vend punohet shumë. Dhe në ditët në vijim, halla u largua pa pritmas nga vendlindja e saj dhe e muar rrugën e mërgimit, pakëz e befasuar kur arriti në qytetin Sangallen, kur për herë të parë ishte në një ambient tjetër, për të cilin as që e kishte ëndërruar ndonjëherë.

Kështu halla, i kaloi disa vjet në Zvicërr, në qytetin e bukur të Sangallenit, ajo nuk punoj, por nuk e kaloj kohën kot, për derisa ishte e fortë, ajo i rriti disa nipa dhe mbesa. Disa herë kisha rastin ta vizitoja dhe me kureshtje i dëgjoja këshillat e saj dhe herë pas herë fjalët e saj i rrokollisësha nëpër kokë, sidomos fjalët e urta të saj, të cilat më ndezëshin për ti studiuar, lidhur me domëthënjën e tyre.

Ajo më thoshte, kur erdha në Zvicërr, në fillim nuk më zinte gjumi, sikur çdo gjë më vinte para syve. Sigurisht që i kujtohet vendi i vet, të cilin e kishte lënë të boshatisur, gjitha ato ndërtesa dhe mallëra, pa asnjeri brenda, duke e ndier vetën fajtore, sepse mendote se, gjithë ajo boshatisje kanë lidhje më të, duke e mos ditur përse…? Mëzi priste të agonte dita, e bindur se ajo do ta qetësonte dhe t’i shëronte dhembjet e saj.

Të gjitha ngjarjeve halla u jepte peshë, duke kaluar nëpër gjitha ndërrimet e kohërave, duke ndikuar edhe në fatin e saj. Ajo shpesh më thoshte, çfarë janë këta zvicërranët, që nuk ndalen duke punuar aq shumë pa pushue fare!... Sa herë që zgjohen djemtë e saj herët në mëngjes me shkue në punë edhe hallës i del gjumi, e cila mundohet ti përcjell dhe për ti uruar një ditë të mbarë.

Ajo thoshte, sa po më dhimset trupi i tyre i pa pushuem e i lodhur, nganjëherë kur e kujtoj gjithë mundin e tyre, as buka nuk më bënë mirë. Edhe granimi shkojnë në punë, edhe fëmitë e rritur shkojnë në shkollë, halla mbetët e vetme, vetëm me fëmijët e vegjël, të cilët ia njomin jetën. I dua shumë të vegjlit thotë halla, ata më shoqërojnë në çdo hap, dhe po i mbajë rreth vetës dhe po mundohem me i rritë, mos t’ua humbi kohën e punës nënave të veta.

Sa herë që vie fundi i muajit, halla i vërenë djemtë e saj me një llogaritje në dorë, të cilët i bëjnë llogaritë e shpenzimëve të muajit dhe ajo befasohet me ato shuma marramendëse që duhet ti paguajnë, e cila shpesh u thoshte djemve të vet, u lutëm mos harxhoni diçka për mua dhe mos hargjoni pa nevojë, sepse kjo „rroga“ e juaj po shkon dhe po hargjohet shumë shpejt.

Dhe nuk ishte e çuditshme, se pse hallës nuk i pëlqenin disa shpenzime të pa nevojshme, sidomos disa ahengje që bëheshein në fund të javës. Halla shpesh herë e përsëriste, mos harroni djemtë e lokës, mos bëni shpenzime të panevojshme, edhe pse është djersa e juaj, kujtoni edhe ata njerëz, që gëzimi i jonë i tepruar, i përbuz fytyrat dhe lotët e atyre që nuk e kanë kafshatën e gojës…

Halla ishte edhe këshilltare e mirë, sa herë u shpjegonte nipave dhe mbesave të veta, se martesat mos i bëni vetëm për letra, por duhet të jeni të vëmendshëm, sepse martesa është shumë e çmueshme, nëse atë e bëni me vullnet të mirë dhe me dashuri të sinqertë, do u prinë e mbara.

Halla thoshte, mua nuk po më pëlqejnë disa „muhalife“ të sotme, kur dëgjoj se, shumë të rinjë po martohen vetëm për letra, vetëm për të shkuar në Zvicërr, në Gjermani, dhe shumë vende tjera dhe pastaj po ndahen pas një kohe të shkurtë. Çfarë martese i thojnë kësaj, kur ndahesh prej kurorës tënde pa i mbushë as tre muaj më të, apo çka janë tre vjet dhe ndahesh, pa e llogaritur jetën fare dhe dashurinë martesore.

Jo, pasha hallën, në kohën time nuk kemi pasë shumë pasuni, dhe jemi martuar me pak hargjime, mirëpo dashuria ka qenë ndryshe, ka qenë më e gjatë, apo edhe deri në vdekje. Ndërsa sot, nuk mundesh me i kuptue këta të rinj, ndahen për asgjë sënd…

Para disa ditëve dëgjova se një qift u nda pas tre jave të martesës, sepse djali që kishte ardhë te vajza për tu martuar në Zvicërr, nuk dëshironte që kjo të punojë në vendin e punës ku punojnë edhe mëshkuj.

Ndërsa një qift tjetër, djali që kishte ardhë në Zvicërr dhe letrat i kishte në procedurë të rregullimit, ditë përditë qëndronte para vendpunimit të vajzëz dhe nëse kjo vonohej nga puna mbas orarit të punës, ky e qortonte dhe i thoshte fjalë të rënda dhe kishte tentuar ta sulmojë.

Një ditë e kishte vërejtë ngjarjen edhe punëmarrësi, sa që e kishte lajmëruar policinë, të cilët e dëbuan djaloshin nga kishte ardhë. Dhe në anën tjetër, shumica e djemve po ndahen se, vajzat që po i marrin në Kosovë, ato kur po vijnë këtu, nuk po dinë të sjellën edhe në shitore po duhet me i përcjellë.

Dhe çka thotë halla, traditat tona shqiptare nuk duhet të nëçmohen, ato duhet ti ruajmë dhe ju që jeni këtu, mirë është ta ndihmoni ndonjërin nga atdheu për rregullimin e letrave dhe ta nxjerrni nga situata, por jo të bani martesa vetëm për letra, të bëni një martesë pa dashuri.

Dhe një ditë iu drejtue mbesa e vet Fëllenza, çka thua hallë për mua, e cila ishte martuar me Fatonin këto ditë në Santgallen, që e kishte njoftuar në Kosovë. Unë ju kuptoj thotë halla, ju jeni dy qifta të bukur dhe të bekuar dhe dashuria e juaj duket e lumtur, edhe pse në fillim ishe pakëz xheloze, por je edhe tolerante.

Edhe tikur punojshe deri në orët e vona, Fatoni të pritëte krahëhapur, që do të thotë se dashuria e juaj ishte e ëmbël dhe besimi është i sinqertë te njëri tjeri, dhe ky besim i mund të gjitha thash e thënmet si edhe xhelozinë, që të kaloni një jetë dhe martesë sa më të lumtur, thotë halla nga Sangalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat