E vrava! E vrava gruan! Pastaj e mbështolla me çarçaf!

Kultura

E vrava! E vrava gruan! Pastaj e mbështolla me çarçaf!

Nga: Ilir Muharremi Më: 18 prill 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Asenga: Pra... (Pauzë) Çfarë ndodhi atë mëngjes?

Dani: Isha thjesht i inatosur... Kam qenë i inatosur që në korrik dhe ndoshta kjo ka pasur pak rëndësi! Thjesht.. ndieja sikur ky fitil po digjej dhe thjesht i erdhi fundi! Nuk mund ta lejoja më! Doja... Provova, por nuk munda! Sikur dikush i kishte krahët rreth meje, unë thjesht... nuk munda! U zgjova atë mëngjes, m’u duk sikur fara ishte mbjellë tek unë dhe kjo ishte ajo çfarë do të ndodhte atë ditë! Nuk kisha asnjë kontroll mbi atë ndjenjë! Pashë gjithë jetën time të zhdukej para syve të mi dhe nuk mund ta lejoja. (Pauzë) Qysh më herët e kam planifikuar këtë, por nuk e kisha guximin ta bëja! Atë mëngjes e fitova guximin! Situata u tensionua në mëngjes, pasi Anabla erdhi në shtëpi. Tension...tension... tension.... (Bërtet) Oh! E vrava! E vrava gruan! Pastaj e mbështolla me çarçaf! Pastaj hynë gocat dhe Bella më pyeti se çfarë nuk po shkon me mamin?! Të dy vajzat filluan të qanin. Dukeshin sikur kanë kaluar nëpër një krizë ekstreme! Nuk mund t’i ngushëlloja vajzat e mia, nuk kisha dëshirë! Ju thashë që mami do të bëhej mirë, thjesht nuk po ndihej mirë! Bella qante me zë, pastaj vazhdonte Cece. Ishte makth i vërtetë! Duart më dridheshin aq fort dhe gjunjët nuk mund t’i përkulja! Më dukej sikur po shikoja përmes ekranit të errët! Ishte një makth dhe nuk mund të dilja nga ai. Vajzat ecnin rreth meje... ndoshta ishte përpjekja e Zotit që të ndaloja... por ishte vonë... nuk mund të ndaloja! Mendoja t’i merrja në formë paqësore vajzat, por ishte e kotë! Ato ishin dëshmitare të gjalla dhe unë nuk doja që ato ta dëshmonin krimin! Më e lehta për mua ishte t’i vrisja gocat! Nuk e dija as vetë se çfarë po bëja... Së pari vendosa çarçafin në kokën e Ceces, pastaj ishte dora ime...

Asenga: E Bella?

Fragment nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremi, tragjedi për teatër që flet për vrasjen e grave dhe drejtave të tyre. Kjo tragjeid u botua një vit më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat