Gruaja

Kultura

Gruaja

Nga: Adem Bytyçi Më: 1 maj 2024 Në ora: 14:05
Autori Adem Bytyçi

Po të mos ndihej

Roli i gruas

Bota nuk do t ‘ishte

Kjo që tani është

Plotë t ‘arritura,

Anë e mbanë

Pa ekzistencën e saj

As që do të mund

T ‘imagjinohej jeta e njeriut .

Gruaja është

Nëna e fëmijës

Themeli i shtëpisë

Dhe nisma e ekzistencës

Së gjithë njerëzisë.

Kombet t ‘cilat

Nuk i japin gruas

Vendin e merituar

E kanë t' pamundur

Për të dalë

Nga vorbulla e prapambeturisë

Gjeneratat e tyre

Kanë për t ‘përjetuar

Vetëm ngecje

Dhe mjerim

Më shumë terr

Se dritë

N ‘zhvillimin e tyre

T' vetëdijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat