110 vjetori i lindjes së Eqrem Çabejës

Kultura

110 vjetori i lindjes së Eqrem Çabejës

Nga: Mr.Donika Hoti Më: 14 gusht 2018 Në ora: 12:52
Donika Hoti

Historia e gjuhës shqipe ka shfaqur në sipërfaqe të saj figura të ndritura përmes kontributit të tyre në letërsinë shqiptare arritën majet e kulminacioneve të tyre në aspektin intelektual dhe shkencor. Figurat e tilla krijuan autoritetet e tyre nëpër universitetet presigjoze evropiane me paraqitjen dhe diapazonin që patën njihen edhe si inciatorë të hapjes së Universitetit Shtetëror të Tiranës qysh në kohën e Mbretërisë Shqiptare. Duke u nisur nga ky rrugëtimi personaliteti i tij njihet edhe si mbështetësi më i fuqishëm i hapjes së Universitetit të Prishtinës dhe njëri ndër figurat më të çmuara të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Gjatë karrierës së tij si albanolog njihet si studiuesi dhe hulumtuesi i gjuhës shqipe në dy këndëvështrime nga rrafshi historik dhe linguistik përmes thellimeve të studimeve paraqet tezën e tij e cila cilësohet si një tezë e drejtë e ndërtuar mbi pikëpamjet shkencore dhe nuk i mbështeste tezën e origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe duke argumentuar si një tezë mite e cila nuk posedonte asnjë argumentim rreth prejardhjes së saj. Sipas tezës së tij gjuha pellazge ishte e rigjallëruar një numër i madh i studiuesëve të cilët nuk e njohën asnjë proces shkencor, as një parametër akribike të linguistikës dhe as një proces shkencor, as një proces të evoluimit sipas ligjeve të brendshme sintatike dhe mortofologjike të linguistikës në gjuhën shqipe. Për ndër të kontributit të tij në vurrjen e bazamentit të gjuhës dhe letërsisë shqiptare në fushën shkencore Instituti i Albanologjik të Republikës së Shqipërisë e mbajnë emrin e tij sot.

Cila ishte jeta e Eqrem Çabejës? Eqrem Çabej ka lindur me 7 gusht të vitit 1908 në Gjirokastër i cili ishte djali i dytë në familje, i ati i tij punonte gjykatës në “Dar ul-Huluk” në Stamboll të Turqisë. Shkollimin fillore e përfundoi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1921, duke vazhduar studimet universitare në Austri. Para se t’i fillonte studimet universitare qëndroi një vit pranë familjes Reinmyler në St.Potlen afër Vjenës për ta mësuar gjuhën gjermane. Me përfundimin e gjimnazit në Klagenfurt në vitin 1926, vazhdoi shkollimin e lartë edhe pse dëshira e babait të tij ishte që Eqrem Çabeja të bëhet mjek. Me këmbënguljen e tij për studimet në gjuhësi rregjistrohet në Grac të Austrisë në vitin akademik 1927/1928, pastaj kalojnë në Vjenë nga viti 1930 deri 1933, ku vijoi mësimet nga albanologët më të njohur të Austrisë si: Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jolk. Në orientimin e Jolk, Çabeja filloi studimet të thella në zhvillimin historik të gjuhës shqipe. Ndërsa, në vitin 1933 e dorëzoi disertacionin e doktoraturës me temë “Studimet Italo-Shqiptare” dhe mori titullin “Doktor në filozofi.

Si filloi karriera e tij si albanolog? Me kthimin e Çabejës në Shqipëri fillioi të punon si mësues në gjimnazin e qytetit të Shkodrës dhe zëvendës-drejtor i konviktit “Malet Tona” në Shkodër në vitin 1934 në këtë qytet dha lëndën e gjuhës dhe letërsisë. Në vitin akademik 1935/36, Çabeja transferohet në shkollën Normale të Elbasanit më pastaj transferohet në Ministrin e Arsimit për t’u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Në dhjetor të vitit 1936 përmes një letre që ju drejtohet Ministrisë së Arsimit kërkoi për arsye të tij shëndetëore të transferohet si profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. Mirëpo, kërkesa e tij nuk plotësohet për arsyeje të mos përfundimit të shkollës ushtarake. Me përfundimin e Shkollës së Plotësimit Ushtarak transferohet si profesor në qytetin e tij të lindjes. Një vit para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Cabeja punoi si arsimtar në vendlindjen e tij në Gjirokastër dhe vazhdoi duke dhënë mësim në letërsinë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, Çabeja transferohet në gjimnazin e Tiranës dhe ngarkohet me drejtimin e kësaj shkolle. Në vitin 1940 nga Ministri i Arsimit Ernest Koliqit caktohet si hartues i Atlasit Gjuhësor Shqiptar, pastaj caktohet si nënprefekt i Malcisë së Gjakovës, pasi që ishte përkrahës i veprimeve anti-fashiste të nxënësve. Në Shqipëri u kthye vetëm pas muajit korrik të vitit 1944. Në vitin 1947, caktohet si anëtar i Institutit të Shkencave, Institut ky që luante rolin e Universitetit Shtetëror të Tiranë që shërbeu si profesor i historisë së gjuhës shqipe dhe fonetikës historike. Në vitin 1972 bëhet anëtar dhe njëri ndër themelues dhe anëtar i Presdiumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Shqipërisë. Nga themelimi deri në prag të fundit të jetës së tij punoi në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Për ndër të kontributit të tij rreth albanologjisë shqiptare dhe vurrës së bazamentit të saj Universiteti i Gjirokastrës sot e mbajnë emrin e tij. Thuhet se në prag të jetës së tij ka ka ndërruar jetë në kushte jo të mira e ekonomik, pasi që në vitin 1979 një grup të shkrimtarëve të Kosovës e vizituan duke i ndihmuar në mënyrë financiare rreth shërrimit të tij.

Cila ishte veprimtaria e tij shkencore? Eqrem Çabej ishte specializant i gjuhës krahasimtare indo-evropiane, veprimtaria e tij shkencore e shtjelloi në mënyrë detajuar në gjuhësi edhe jashtë saj duke përfshirë folklorin, etnografin dhe historinë e letërsisë. Një vend tej të veçantë e zenë në studimet etimologjike dhe leksionologjike, dialektologjia e onomatikës si dhe kodifikimi i gjuhës letrare. Kontributi i figurës së Çabejës në fushën shkencore njihet në sqarimet etimologjike gjatë hartimit të “Fjalorit të Gjuhës Shqipe” e cila është botuar në botuar në Tiranë në vitin 1980.

Cilat janë veprat e Çabejës? Ndër veprat e para të Çabejës vlerësohen si: “Elemente të gjuhësisë dhe të litaraturës shqipe”, me pjesa zgjedhura për shkollat e mesme, botuar në vitin 1936, “Për gjenezën e literaturës shqipe” e vitit 1939, “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe” e botuar në vitin 1947 dhe ribotuar në vitin 1958, “Fonetika histroike e shqipe” e vitit 1958.

Veprat kryesore të Çabejës janë: “Studimet etimologjike në fushë të shqipes” e botuar në shtatë vëllime 1976-2006, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), botim kritik në dy vëllime i pajisur me një studim të gjatë hyrës e botuar në vitin 1958, hyrje në historinë e gjuhës shqipe – Pjesa e pare e botuar në vitin 1958, “Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe” e botuar 1967, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), Botim Kritik, Pjesa e parë, Botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës e botuar në vitin 1970, Studimet për fonetikën historike të gjuhës shqipe. Fonetika historike shqiptare e botuar në vitin 1970, Studime për fonetikën historike të gjuhës shqipe e viitit 1988.

Eqrem Çabej është anëtar i komisionit hartues të “Fjalorit të gjuhës shqipe” e botuar në vitin 1954, anëtar i komisioneve për përpunimin e termilogjisë të shumë degëve të shkencës e të teknikës dhe i komisioneve që punuan për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimore nga vitit 1948 deri në vitin 1973 në Komisionin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Është bashkëautorë me Aleksandër Xhuvanini në dy trajtesat si: “Parashtresa” dhe “Prapashtresat e gjuhës shqipe” në viitn 1962, Botim kritik, Pjesa e Parë. Botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës e botuar në vitin 1968, “Hyrja në historinë e gjuhës shqipe” – Pjesa e parë e botuar në vitin 1958, Fjalori i gjuhës shqipe e vitit 1954 me bashkëautorë Odiseu dhe Konstandini, Studime gjuhësore I-IV e botuar në vitin 1986, “Shqipja në Kapërcyell” e botuar në vitin 2006, “Soneta” e botuar në vitin 2008, Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe e botuar në vitin 2009, “Diana dhe Zana” e botuar në vitin 2011 dhe “Fonetikë historike e gjuhës” shqipe: hyrje në historinë gjuhës shqipe II në vitin 2012.

Me çfarë mirënjohje është dekoruar figurat e Eqrem Çabejës? Figura e Eqrem Çabejës i cili njihej si albanologu i parë territorin mbarë shqiptar dhe instistues i hapjes së Universitetit të Tiranës qysh në vitin 1935 është dekoruar me titullin urdhin “Nderi i Kombit” me 10 maj 2003, kjo dekoratë u jepet qytetarëve shqiptarë që me veprat e tyre kombëtare dhe intelektuale e ndërojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit, dekorate kjo e cila dhurohet me dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i propozuar nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu dekorohet me titullin “Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”, dekoratë kjo e cilat i dhurohet qytetarëve të Kosovës dhe të huajve si dhe personalitetëve të shquara të botës shqiptare që kontribojnë për mirëkuptimin midis shqiptarëve dhe kombeve të tjera për kontributin në të gjitha fushat e jetës në frymën e Lidhjes së Prizrenit. Mirënjohje kjo e cila shërbejnë si shenjë falendërimi dhe ndërimi të individëve, që dhurohet vetëm nga Presidenti i Republikës. Figura e Çabejës dekorohet edhe me çmimin e Republikës së shkallës së parë dy herë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat