Udhëtari - Bota Sot
Udhëtari

Kultura

E shtunë, 23 qershor 2018

Udhëtari

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 11:18
Naser Ahmeti

Aty ku u linda nuk u rrita

Për pak bukë larg udhëtova

N’vend të huaj shumë u sita

Skamjen më s’mund e durova!

 

Udha ime ishte e gjatë

Më e gjatë se lumi Nil,

Duke kërkuar të fshehtin fat

I mbushur mall gjeta mallkim...

 

Sa larg ika në mërgim

Që t’i fshehem varfërisë

Halli e malli s’paskan fund

Plag e jetës kur përkund!

 

Derti i madh të tjetërson

Edhe kur ti nuk ke vullnet

Të humb ëndrrën të largon

Është e gjatë dita n’kurbet!

 

Nuk  po e qaj rininë e shkuar

As mundimin që kurrë s’mu nda,

Po e qaj marrin që kurrë s’u shua

Për vendlindjen gjithmonë duke qa.

 

Në pleqëri do kthehem prapë –

Tua kujtoj breznive të reja

Se vendi i huaj s’është dëshirë

Por dert i madh që bren pa mëshirë...

 

Lavdia

Shumë e duan lavdinë,
Por ajo e do t'vërteten
Të vetemin mik e ka drejtësinë,
S'merakoset kurrë për veten!

Trimëria vjen nga urtësia,
Në çdo rast e në çdo kohë,
Kurrë nuk joshet nga kusaria,
Se, s'pranon t'duket si e gjorë.

Në kohë lufte për atdhe,
Armikut shpejt i del përballë,
Nuk përton me vdek për dhe,
Edhe kur është i vetmi djalë.

Për trimëri flet fare pak,
Dhe shumë e ruan modestinë,
Në shqiptar kurrë nuk merr hak,
Gjithmonë luftonë me padrejtësinë.

Lavdia kurrë nuk mahnitet
Nga paraja dhe biznesi,
Qëndron krenare e nuk lajthitet
Nga ryshfeti dhe interesi.

Por sot, kush ka lavdinë
Ka rrespektin e të gjithëve,
Nuk shoqërohet me mafinë
Kokën lart e mban mes miqve.

Trimëria s'duron tradhtinë,
As qyqarllëkun e të ligut,
N'valle të marra kurrë nuk prin,
Dhe gajlen kurrë s'ia ka armikut.

Lavdija s'është si hajnia,
Ato janë armiq të përbetuar,
Dhe kush dëshiron t'i ketë të dyja,
Turpin kurrë s'ka për ta larguar!

 

Fshati im

Vend me fusha plotë hijeshi,
Nga shkolla te Drini Bardhë,
Kodra dhe mali shtrihen përbri,
Sikur t'ftojnë aty me ardhë!

Pleq te mençur dhe bujar,
Si per oda dhe muhabet,
Burra t'matur dhe pleqnarë
Jetojnë këtu me qindra vjet.

Vasha t'bukura plot hijeshi
Bash si bora e bardhë në mal,
Ngado shkojnë me krenari
Ato shëndrisin si kristal.

Në çdo stinë dukesh i bukur
Dhe kur vera e thatë të djegë
S'ta heq gjë hijeshin e dukur, 
Ti n'Pranverë dukesh Helenë.

Nuk ka sëmundje më fisnike 
Sesa malli për fshatin tim,
Vendi huaj s'bëhet vendlindje,
Veç këtu çmallesh pa mbarim.

Tek ty shpirti m'është robnu,
Nuk pranon të arratiset,
N'kroje t'bukura don me pushu,
Se veç aty zemra m'flladitet.

Fshati im plot bukuri,
Ti më rrite dhe edukove,
Të kam borxh këtë poezi,
Gjëra t'bukura ti m'dhurove.

 

Pranvera

Dimri gjatë të ka zili,
Se nuk e lë të ngrijë dhe pak,
T'bardhën borë prapë të shtrijë,
pastaj t'ikë i shkreti plak.

Pranverë je më e bukura stinë,
Vjen me diellin si përherë,
Në çdo arë e çdo lëndinë,
Bar e lule vet i mbjell.

Fusha e mali do t'lulëzojnë
Veç për t'shkretat bagëti,
Dimri i ashpër i mundoi
Ca të shkreta dhen e dhi.

T'lumtur janë dhe zogjtë e malit,
Këngë dhe rima n'fluturim
S'do kenë më për ushqim hallin,
Shtegtarët e vendit tim!

Bujku ty shumë të ka mike,
Mezi t'pret njëherë me ardhë
Punë e madhe dhe fisnike
E pret n'fushë dhe në arë.

Dallëndyshja të fton e para,
Fole t'bukurën me qëndis,
Det e mal kalon shtegtarja,
Me çel zogj në tra të shpisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test