Debat politik për teatrin, aktorët përplasen në kuvend me deputetët - Bota Sot
Debat politik për teatrin, aktorët përplasen në kuvend me deputetët

Kultura

E enjte, 24 maj 2018

Debat politik për teatrin, aktorët përplasen në kuvend me deputetët

Më: 15 maj 2018 Në ora: 19:26

Është shoqëruar me debate të ashpra Komisioni i Medias këtë të hënë. Të ftuar për të diskutuar mbi çështjen e Teatrit Kombëtar, artistët u përballën me akuzat e deputetit socialist, Fidel Ylli.

Regjisori Kastriot Çipi nuk i pranoi akuzat: “Po na thoni që po e politizojmë ne? Ne nuk kemi ndryshuar, keni ndryshuar ju. Ju jeni politizuar si deputetë. Nuk dëgjoni më për kulturën po nuk morët urdhër nga partia”.

“Ne kemi të drejtë të politizohemi sepse jemi forcë politike, por ti që mbron aktorët, sekretar i Partisë Demokratike”, u përgjigj Fidel Ylli.Pas akuzave, artistët u përpoqën që të qartësojnë për komisionin pozicionin e tyre, që qëndron përtej bindjeve politike. Alert Çeloaliaj, kryetar i Sindikatës së Artistëve, deklaroi: “Jemi akuzuar edhe nga kolegët tanë, edhe nga njerëz që nuk na njohin, se ne jemi të manipuluar nga Partia Demokratike.

Ndërkohë, ekziston edhe një mendim tjetër, ku ne cilësohemi këlyshë të Edi Ramës, të cilët bëjnë zhurmë për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga problemet që kryeministri ka sot në politikë. Kërkesa jonë është shumë e qartë: të shpallet monument kulture, të ruhet dhe të rikonstruktohet”.

Artistët dhe deputetët e mazhorancës duket se në një pikë e kanë gjetur dakordësinë: të dyja palët kërkojnë transparencë për dosjen e teatrit.“Teatri duhet shembur një orë e më parë, por ministrja detyrimisht duhet të vijë këtu të na japë llogari, të na informojë për truallin, për bashkëpunimin e partneritetit publik-privat, të jenë transparente gjërat sepse është një aset publik”, tha Fidel Ylli.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test