GKK sjellë ligjëratë lidhur me teknikat e përdorura nga çifti Todorov

Kultura

GKK sjellë ligjëratë lidhur me teknikat e përdorura nga çifti Todorov

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:28

Galeria Kombëtar e Kosovës sjellë sot ligjëratë mbi teknikat e përdorura nga çifti i artistëve Todorov, të cilët do të flasin mbi inovacionet me materiale të letrës dhe skulpturat elementare, ekspozitë e cila u hap mbrëmë në GKK.

Todor Todorovi do të prezentoi “Skulptura elementare”, teoria dhe praktika nga e cila paraqet një vështrim të ri mbi skulpturën bashkëkohore dhe lidhjen e saj me elementet natyrore. Daniela Todorova do të flas për “Inovacionet në letër” duke përfshirë kontributin e artit në letër përmes Sofje Letër Art Festit në Jetën Kulturore Evropiane.

Projekti Inovacion në Letër do të zhvillohet nën patronazhin e Sh.T.Z.. Nedyalcho Danchev Dimitrov, Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë dhe do të shënojë Presidencën e Bullgarisë të Këshillit të Evropës.Kjo ligjeratë mbahet sot, më 25 Prill 2018 në GKK , duke filluar nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat