Shkuam edhe erdhëm - Bota Sot
Shkuam edhe erdhëm

Kultura

E premte, 27 prill 2018

Shkuam edhe erdhëm

Nga: Fatmir Lohja Më: 16 prill 2018 Në ora: 08:29
Fatmir Lohja

Të hënën në mëngjes, sapo hapi derën ë zyrës , drejtorit, ju futën brënda me shumë energji,tre inspektorët tatimor.Me që ishte i ri në detyrë,nuk ju bëri zë, kur ata zunë vënde pa e pyetur.Cigarët nuk i lejoi t’i ndiznin.U bë një debat i shkurtër,se, drejtori përpara tij,i lejonte të pinin duan në zyrë,por ju a preu shkurt.:”Nuk dua shkelje ligji!”

Më raportoni për punën që keni bërë në Skelë,për të bindur bisnesmenët e  vegjël , për TVSH-në!- i urdhëroi me seriozitet.
U nisëm për në  Skelë,sipas porosisë suaj, ditën e marte ,në mëngjez. Sosëm në drekë.U vunuam ca, për të gjetur një hotel të rehatshëm.Në darkë shetitëm për telha, në qytet.- e nisi raportimin kryetari i grupit, Beqiri.

Drejtorit, i bëri përshtypje vonesa e udhëtimit.Skela nga Tirana është 60 kilometër rrugë ,e asfaltuar bukurmirë .E kishte ndarë mendjen t’i dëgjonte deri në fund. Me  rrallë e parrallë,të tre, e filluan me përshkrimin e qytetit, por pa  ndjeshmëri emocionale. Patën pak konflikt në përcaktimin e katër anëve të horizontit. Bëmet e qeverisë se,për zbukurimin  qytetit, i treguan me imtësi. Rrëfyen edhe për projektet ,e vitit në vazhdim, dhe deri në mbarim të mandatit.

Entuziazmi u rrit ,kur u futën në kulirani. Rrëfenin,në trio, imtësi të panevojshme ,të  gatimit të peshkut,mishit,sallatrave të ndryshme.Të tre ishin në një mendje, se  në kry të gjithave ishte gatimi i peshkut,i pjekur  në tjegull. “ Aromë e pa nuhater më përpara.Shije e paprovuar në kryeqytet.”Drejtori , herë pas here, shikonte orën në mënyrë  demostrative ,për t’u treguar se po e shpërdoronin  kohën  Kur filluan të raportonin për arritjen në kulturë  edhe sporte,nën drejtimin e qeverisë,drejtorit nuk ju durua më.

Më tregoni konkretisht, për punën që keni bërë,sipas urdhërit të lëshuar nga drejtori i përgjithshëm!- i urdhëroi me seriozitetin më të madh,se ju duk se po i rreshqiste situate  nga duart.

I treguan, se Beqiri ,drejtorin e përgjithshëm  e kishte nip. Arjani ka qënë shok banke me atë,ndërsa Besmiri ishte nipi i vetem i gruas së tij.Nxorrën nga xhepat e  brëndshëm të xhaketave teserat ,fringo të reja dhe të plasitfikuara me finesë, të partisë në pushtet.Donin  t’i tregonin eprorit , se i kishn krahët e ngrohta në qeveri, dhe të mos i shqetësonte në përkushtimin ndaj saj.

Dua të më tregoni për punën, që keni  bërë!- i ndërpreu me nervozizëm drejtori,kur u futën për të treguar bëmat e drejtorit të përgjithshëm ,nga fëmijëria e deri më sot.

Kemi folur fjalë të mira për ju,- foli Arjani.

Jemi ne ,që  rekomanduam emërin tuaj,- e vulosi Besmiri.

Meqë jeni i ri në këtë funksion , po ju sjellim flladin e jetës në qytetin e Skelës,- i ndau fjalët në rrokje ,Beqiri.- U ulëm gju më gju me popullin. Dëgjuam shqetësimet dhe gëzimet e tij,duke ngritur dolli për partinë  heroike,dhe udhëheqësin tonë, legjendar.Kemi marrë shënime  të imtësishme, për këtë qëllim.

M’i lexoni ato!- e ndërpreu drejtori,se ju duk, se  po i fuste në temë.

Eshtë pa pranueshme,që në administratën shtetërore,në bashkinë  e Skelës , të ketë ende punonjës, të partisë në opozitë, në marëdhënje punë .Eshtë një shkelje e rëndë e porosive, që kemi marrë nga kryesija e partisë,- filloi raportimin Arjani.

Më e tmerrshma, që ne e prekëm me dorë, ishte se nga të tanët, gjëndeshin shumë të papunë rrugëve të qytetit,- e vulosi Besmiri.

Drejtori i shihte në dritë të syrit.Nuk po e kuptonte nëse po luanin estradë, apo e kishin me gjithë mend.Beqiri në prag të pensionit,Arjani ,meso burrë me kokë të rruar taze dhe Besmiri ,i sapo dalë nga bankot e shkollave, kërkonin t’I mbushnin mendjen,se medemek shqetësim kryesor kishin hallet e partisë.

Do të futeni në temë!- i urdhëroi drejtori ,me ashpërsi.

Brënda temës jemi,por ju nuk po na lejoni ta trajtojme atë,- ju përgjigj Beqri.

Nxorrën evidencat e tyre,me të dhënat se ku opozita mbante ende poste shtetërore. E quanin të pavend,që në Skelë,ku pushtetin lokal e ka pozita,të sorollateshin në zyrat e shtetit anëtarë të opozitës.Të tre,të bindur, e konsideronin skandal realitetin e hillur ,që e kishin parë me sytë e tyre ,në Skelë.

Këto evidenca nuk më duhen.Nuk paguhemi për këtë punë,- i ndërpreu drejtori.

A kërkove të informojmë?Kur të japim shifrat,na thua se nuk i do! Si ta kuptojmë qëndrimin tënd?- e pyeti Beqiri.

Ato shifra mund t’i adresoni diku tjetër,por jo tek unë,- i ironizoi drejtori.

Të premtën mbrëma,pa shkuar në shtëpi, i raportuam në parti.Qëndra u shqetësua shumë, për faktin e konstatuar nga ne,- sqaroi Arjani.

Ata na këshilluan t’u informonim,- foli Besmiri,me musteqet e holla , bluzi.

Për të krijuar bindjen e tij,se me ke kishte të bënte,drejtori ju kërkoi informacion për shkollimin e tyre. Beqiri kishte mbaruar studimet për gjuhë e letërsi shqipe. Ishte ai,që ka bërë,bën, dhe do të bëjë,deri në frymën e fundit, raportet dhe diskutimet e shefit të madh.Ariani,shoku i fakultet të shefit,mbaruar studimet për mësues së gjuhëve të huaja.Sa herë eprori mërzitej,ai shkonte dhe rikujtonte  çapkënlliqet e shkollës ,dhe e sillte menjëherë në formë.Besmiri,i diplomuar për marëdhënjet ndërkombëtare,diku në Perëndim.E quante veten si kalimtar,sepse mami i ka thënë, sapo të hapet një post me rëndësi, në Ministrinë e Jashtme, xhaxhi do ta dergonte menjëherë, në punën e re ,për të cilën është  shkolluar.

Përgjegjësinë e punës,për të cilën paguheni,a e njihni ndopak?- pyeti drejtori.

Ne jemi të përkushtuar në detyrat, që na jep partija,- e nderpreu Beqiri.

E mora vesh  militantizmin tuaj.Po detyra që cakton ekzekutivi….

Qeveria është e jona,- e ndërpreu drejtorin, Arjani.

Në ligje, ka ca nene,që po nuk i zbatove,penalizohesh me masa ndëshkimore, - vazhdoi drejtori.

Ajo parti që ka pushtetin,i ka tëra organet nënkëmbë,- u kacagjelu Besmiri

Me detyrën e caktuar,që e morët përsipër ta bënit,nuk jemni marrë aspak?- i pyeti drejtori.

Ne t’i treguam profesionet tona.E do shqip.Nuk marrim vesh nga ekonomija,- foli kinse i nxehur Beqiri.

Ne jemi besnikë të shefit të madh,- sqaroi Arjani.

Ne jemi militantë të partisë,-e tjerri Besmiri.

Meqë nuk merrni vesh nga ekonomija,pse jeni emëruar te zyrat e tatimeve?- vazhdonte drejtë, drejtori.

Për të  marrë pagat,se partia nuk ka gjëndje parash,- foli me qetësi Beqiri.

Për të marrë edhe shpenzimet e udhëtimi plus djetat,- e mbështeti Arjani.

Për t’u vëzhguar,që të mos bëni gili-vili me opozitën,-  e mbylli Besmiri

Në urdhër, ju ishte përcaktuar, të shkonit e të vinit brënda ditës.Ju pse ndënjet tre net?-i qesëndisi drejtori.

Na udhëzuan në qëndër,se pa kryer punë, të mos ktheheshim në shtëpi,- sqaroi Beqiri.

Na thanë në qendër, se tre ditë djetë do të marrim,-  ndërhyri Arjani.

Do të paguhen edhe katër ditë,qeraja për makinën time,që e vura në dispozicion të punës shtetërore,- foli i vendosur Besmiri.

Po këtu tek unë, pse keni ardhur që në mengjes?- ju drejtoi pyetjen drjetori.

Të na firmosesh urdhër-sherbimet,për shpenzimet e udhëtim,plus  djetat, - të harmonizuar, i vunë  mbi tavolinë urdhër shërbimet,sëbashku   me shifrat e llogaritura .Mungonte vetem nënshkrimi i tij.

Me telefon, drejtori,thirri urgjentisht shefin e financës dhe të përsonelit.Në pritje po shihte shumat e parave që kërkonin të ju nënshkruante,pa bërë asnjë punë shtetërore.15 mijë lekëshi binte në sy, më shumë , në llogaritjet. Hoteli me pesë yje,15 mije lekë fjetja për një  natë,po aq edhe qeraja  ditore e makinës së re, për djalin e mamasë,  edhe  shpenzimet për karburant,në të njejtën vlerë.

Pse nuk shkuat me atutoveturën e institucionit?-i thumboi drejtori.

Shoferi ,që ju na rekomanduat, është spiun e llafazan, - u pergjigj  me kompetence, Beqiri.

Autevetura është e vjetëruar,- u ankua Arjani.

Pse ta lëmë auteveturën time papunë?-  me pyetje, i vuri vulën Besmiri.

Më së  fundmi vartësit erdhën në drejtori.Ai fol,sakaq ju dha urdhër  të dyve, të shkruanin urdhërat ,sipas kompetencave të tyre.Për braktisje të vendit të punës, shpërdorimin e detyrës ,urdhëroi që t’i hiqej secili  katër ditë pune.Të mos  u paguhej asnjë qindarkë për udhëtim e djeta. Masa ndëshkimore,vërejte të rëndë, për pushim nga puna.

Më mirë të bie ,të na kalosh shpenzimet e udhëtimit plus djetat,dhe të hash një dreke, ose darkë, i ftuar nga ne,se sa të merresh me të tilla marrëzira,- holli grepin me qetësi ,Beqiri.

Tani u mbush kupa.Jeni të pushuar që sot ,të tre nga puna!

Janë tanët,- i kujtoi shefi i përsonelit, i rrumbullakosur  që nga koka deri të këmbët.

Kjo praktikë nuk është për herë të parë,- sqaroi shefi i financës,kur drejtori e sylloj.

Mos luaj me zjarrin!- e kërcënoi Beqiri.

Ne të emëruam,- ja kujtoj Arjani.

Ne e mblodhëm materialin,për hartimin e biografise  suaj,- u fut Besmiri me mllef.- Nuk kemi lënë gjë pa shkruar,që ju të mos emëroheshit në këtë detyrë.Ju të dyve ju mbush mëndja se nuk është dora  jonë?- pyeti  ortakët  e vet.

Ju pini kafe me një komshi,që është  deputet i opozitës,- holli shigjetën helmuese Beqiri.

E keni informacionin gabim.Ha darka, edhe  dreka me komshiun tim,të mirë ,- e sqaroi drejtori.

Edhe më keq për ty.Do ta shkruajmë që sot,në ankimimet që do të bëjmë për ju,-  foli me siguri Arjani.

Që të kishin material të bollshëm informativ ,drejtori ju tregoi për veten.Ju foli ngadalë, që ata ,të  kishin mundësi të shkruanin,pa ju kalur asnjë imtësi.Ja nisi nga fëmjëri deri në dorëzimin punën me marrëveshje, me një kompani ndërkombëtare,me qëllimin e mirë,  për t’i sherbyer   atdheut.

Bëji  gati urdhërat  e shkarkimit dhe eja tek unë t’i nënshkruaj! – urdhëroi shefin e përsonelt.Ta thashë edhe më përpara,janë tanët.Nuk mund ta zbatoj një urdhër për të pushuar nga puna, bijtë tanë, -  u përgjigj  vendosur, rrumbullaku.

Për mos zbatim urdhëri jeni edhe ju  i  pushuar nga puna!- ja komunikoi shefit të përsonelit  lajmin rrënqethes.

Djema. Ju dua shumë.Në këto kushte ,do t’i formuloj urdhërat e dhëna nga lart. Nuk kam çfarë t’u bëj.Shumë ju mbrojta.Kam fëmijë për të mbajtur,u  qarravit rrumbullaku.-Si urdhëroni zoti shef !  Brënda pak minutave urdhërat do t’I keni gati mbi tavolinë,- ju servilos drejtorit,sa  ju mbush mendja ,që masa gjalatinoze,do të derdhej në dysheme.

Po ju keni ndonjë gjë të paqartë,- ju drejtua shefit të financës si koleg.

Pa nënshkrimin tuaj,e dinë edhe këto ,se nuk xhirohet asnjë qindarkë, në bankë,- foli  vendosur financieri.

O ti,o ne këtu!- e kërcenoi Beqiri.

Unë po, dhe ju jo.Këtë punë e kam fituar me konkurs.Jam betuar, se me ndershmëri, do të zbatoj një me një, ligjet e shtetit.

Nuk jam anëtar i asnjë partije, apo OJQ-je.Nuk doja   ta filloj punën ,për të verifikuar antarësimin në parti,  të punësuarëve në këtë drejtori.  Do të shoh profesionalizmin.Të mërkuren në mëngjes , do të më sjellësh në zyrë, strukturën organizative të drejtorisë,me emrat e punonjësve të emëruar, sëbashku me arsimin përkatës!- urdhëroi shefin e përsonelit.Takimi përfundoi!- ju drejtua të gjithëve.

Mos ja zbato urdhërin,se deri të mërkurën, do ta pushojmë nga puna,- foli mellef Beqiri, kur doli në koridor.

Më duket se e pati seriozisht,- foli Arijani, kur dolën nga dera e institucionit.

Shpenzimet e makinës do t’i ndajme trish! - urdhëroi Besmiri,përpara se të ndizte makinën,për të shkuar me urgjencë,për t’u ankuar,për gjëmën e sapo kaluar.

Dikush thotë,se drejtorin, me motivacion bukëshkalë ndaj partisë, e pushuan atë ditë nga puna. Disa të tjerë  ngulin këmbë se ende është drejtor. Shumica e opinioneve mbrojnë   variantin e parë,sepse  të njëjtën  praktikë  kanë të gjitha partitë,kur marrin çelsat e pushtetit në duar.Variantin e dytë, janë të paktë ata që e besojnë, sepes janë të bindur, se me profesionistët në drejtim , ndonjë ditë mund të bëhet ky vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test