Arta Dobroshi, aktorja kryesore në filmin ‘Stray’ - Bota Sot
Arta Dobroshi, aktorja kryesore në filmin ‘Stray’

Kultura

E mërkurë, 26 shtator 2018

Arta Dobroshi, aktorja kryesore në filmin ‘Stray’

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:39

Filmi “Stray” ku rolin kryesor si Grace e ka aktorja shqiptare Arta Dobroshi do të ketë premierën në festivalin prestigjoz Moscow International Film Festival.

Filmi “Stray” i regjisorit Dustin Feneley tashmë ka thyer një rekord në Zelandën e Re. Ky film është filmi i parë i këtij shteti që konkurron në festivalin e dytë më të vjetër në botë, Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Moskë të Rusisë.

Premiera e këtij filmi në kuadër të festivalit do të bëhet në fund të prillit. Regjisori Dustin Feneley kishte dëshirën për të realizuar një film të metrazhit të gjatë që në vitin 2008, mirëpo vetëm në vitin 2012 ai filloi që të fokusohej në tekst ndërsa në vitin 2015 ai kishte draftin final të skenarit. Viti 2016 solli edhe xhirimet e para të filmit “Stray”.

Filmi sjellë në fokus dy personazhe të cilët krijojnë një marrëdhënie intime. Që të dy për arsye të ndryshme kanë
humbur disi vendin në shoqëritë që u takonin. E kaluara nuk i definon ata. Përkundër kësaj ata i dhurojnë njëri-tjetrit mundësinë të ecin përpara, shkruan KultPlus.

 Arta Dobroshi dhe Kieran Charnock kanë marrë përsipër të mishërohen me rolin. Arta kësisoj po e bën një rikthim të fuqishëm në kinematografinë botërore, pasi preku skenat e mëdha të filmit me disa projekte të rëndësishme filmike ndërkombëtare.

Në një peizazh të ftohtë dhe të largët, dy të panjohur, një i ri dhe një grua, gjejnë ngushëllim në njëri-tjetrin ndërsa luftojnë për të riparuar të kaluarën e tyre të thyer.

“Stray” është një dramë për dy njerëz të huaj, të cilët, nëpërmjet lidhjes së tyre të rastësishme, në fund të fundit gjejnë forcë dhe mundësi për shpëtim.

Filmi 104 minutësh, i vendosur në stinën e dimrit në Alpet mahnitëse jugore të Zelandës së Re, u xhirua kryesisht në Central Otago.

Pikërisht kjo histori e ka shtyrë regjisorin që të këtë besim në film dhe e ka bërë edhe që të kërkojë ndihmë nga njerëzit për të mledhur të holla për realizimin e filmit. Kështu ai ka arritur që të mbledhë 125 mijë dollarë nga donacionet që kanë bërë njerëzit.

“Stray” do të ketë premierën më 21 prill në Moscow International Film Festival.

Kujtojmë që Arta Dobroshi me filmin “Heshtja e Lornës” depërtoi në Festivalin e Kanës. Filmi morri çmimin e skenarit më të mirë në Kanë në vitin 2008. Ajo ka marrë edhe nominim për aktoren më të mirë në Çmimet Evropiane të Filmit dhe ka fituar çmimin Barbara Tipple Best Actress Award për rolin e saj në filmin “Three Worlds”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test