U ktheva unë sonte deri në fillimin e poezisë
Shumë paskam shkruar më çuditi edhe mua
Sa shumë i kam shkruar deri sot dashurisë
E ende nuk paskam thënë sa duhet " të dua"
Herë për dashurinë e zemrës nga Dardania
Herë për bukurinë e luleve, shpirtit jetë i japin
Herë për krahët e thyer, larg bjeshkëve të mia
Zemra merr frymëzimin, vargjet marrin hapin
Do t'i kisha riparuar edhe krahët e mi të thyer
Ose edhe krejt pa krahët e mi do të fluturoja
Mllefin e mëngjesit në dashuri e kisha kthyer
Dhe me poezinë time prap nuk do të ndaloja.