Fragmente erotike dhe të frikshme nga romani “Psycho” i Ilir Muharremit

Kultura

Fragmente erotike dhe të frikshme nga romani “Psycho” i Ilir Muharremit

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 19:08
Kopertina e librit

Shumë herë nervozohesha për ndonjë padrejtësi që më bëhej, shumë herë doja të vrisja njeriun kur ishte në pyetje liria ime. Këtë e çmoj shumë. Tërë jeta rrëshqiste tmerrshëm mbi mua. Ndoshta kërkoja harresën, edhe tash e bëj këtë me ndihmën e alkoolit, sepse shumë njerëz të rrasur në fe, e përdorin fenë si harresë ndaj të këqijave të tyre. A është kjo e drejtë nga ana e tyre zotëri? Ata mund të kërkojnë falje, por mëkatet nuk harrohen kurrë, janë si plagë në trup për të na kujtuar se e kaluara ekziston.
 

Kur hymë brenda. Shkumë menjëherë te dhoma e fjetjes. U shtriva në shtrat dhe e ndjeva kur u ul. I mbylla sytë dhe në atë çast po zbathte  çorapet, xhinset, bluzën dhe të brendshmet. Ashtu siç isha edhe unë i shtrirë fillova të zhvishem. U puthëm. Ndaloji dhe më tha: “Sa kohë ke pa bërë dashuri me ndonjë femër?”.  Pesë ditë. “Pesë ditë?”. Po.  “Nuk e paske hak të çmendesh pas mishit tim”, tha ajo për të vazhduar.

Kishte prej atyre grave që më ofronin shumë seks dhe kënaqësi, unë kërkoja prapë të lidhem me to, ndahesha për një kohë, prapë i thërrisja në telefon, veçanërisht kur dehesha. Ato vinin dhe në fillim ishin të ftohta, pas disa minutash çdo gjë kthehej ashtu siç ishte më parë. Edhe këto çaste nuk zgjatnin shumë. Ndodhte nganjëherë i dërgoja në një shkallë të besonin se janë të lindura vetëm për mua, e kjo më bënte të mendoj se arrija kulmin e dashurisë. Zemra ime fare nuk e ndjente këtë. Gjithmonë edhe sot e kam në kokë atë se një grua që ishte dhe është e imja nuk mund t’i takojë asnjë burri tjetër zotëri pavarësisht si qëndron e vërteta.  Plot nga to donin që unë t’i dua, disa donin veç seks e jo dashuri, të tjerat jo dashuri por besnikëri, zotëri i dashur.

Hymë brenda dhe u ulëm në divan, nisem të llafoseshim dhe të tymosnim. Shkëmbenim shumë fjalë, ndonëse sepse ditët e lindjes i kishim të njëjta. Kur u mbaruam gjithë ç’kishim, u shtrimë në shtrat dhe u futem përfundi batanijes. Nuk u zhveshëm të dytë menjëherë. Unë i pari hoqa çdo gjë që kisha. Ajo ende i mbante veshur brekët, nuk më kujtohet saktë çfarë ngjyre i kishte. Unë rrash i pari, pas meje ajo. U shtrëngonim. Filluam të putheshim.

U shtrimë në divan dhe unë u dorëzova në krahun e saj. U përqafuam. U puthëm, u puthëm gjatë, dhe ajo më kishte rrokur dhe shtrëngonte më gjithë forcën. Edhe unë tretesha në përqafimin e saj. Nganjëherë shkëputeshim sepse kishim pak mirësjellje. Pa një pa dy, ngriti pak njërën këmbë, përveç që hoqi pantallonat, brekët i kishte mbathur ngjyrë rozë. Sa më pëlqenin. Puthja buzën e poshtme, ja  tërhiqja me gjithë forcën e dhëmbëve, nuk ankohej, dhe kjo më eksitonte.

   Tani po fillojmë procesin e prerjes së gjymtyrëve dhe nxjerrjes së organeve. E para gjinjtë zonjë, të provojë thikën a është e mprehtë, por edhe nëse nuk është e mprehtë të dhemb më shumë. Ose të pres fytin, më lehtë të vdesësh menjëherë me pak dhimbje? Si thua për këtë ofertë? Apo t’i nxjerrë zorrët, ose të qaj në mjedis? Cila është më e mira? Ose, kam ende mjete të torturave ato sidomos mesjetare nga të cilat njerëzit rënkonin gjerë në vdekje zonjë. Në dhomën e madhe kam plot, a të sjellë Demin e tunxhtë? A e di si torturohet në të? Demin e tunxhtë e  kam ndërtuar me një portë anash që mbyllet me shul, pasi viktimën e fus brenda. Viktima vendoset brenda demit, dhe poshtë vihet flakë, derisa metali bëhet i verdhë, gjë që tregon nxehtësinë e tij. Ndërsa viktima ulërinë. Në këtë rast, ti nga vuajtjet e mëdha, piqesh ngadalë deri në vdekje. Demi ishte disejnuar apostafat për të amplifikuar të ulëriturat e viktimës, duke bërë që të ngjajnë me rënkimet e demit. Të pëlqen kjo torturë? Jo më thua. Ja një torturë tjetër: Tortura e miut, mbi trupin tënd do ta vendos një kafaz me një mi brenda. Mbi kafaz një prush dhe zjarr. Miu, me qëllim për t'i ikur nxehtit të madh, detyrohet të gërmojë në trupin  tënd duke të shkaktuar pasoja të rënda. Të pëlqen kjo?

Me gjakun tënd do ta spërkas trupin, kurrë s’ke qenë e zonja të ngjitesh në shkallët e dashurisë sime bushtër, putanë e keqe. Përveç cicave do ta shkul edhe zemrën, do ta shtroj darkën që të ngopem duke gëlltitur mishin tënd. Nuk më duhet liria seksuale, nuk do të dhunoj seksualisht jo. Nuk e përqendroj lirinë te libidoja, e mposhtë erosin Platonik, sensin gjenetik, lirinë komplet të jetës, sepse janë të ndyra këto, të neveritshme, shumë të poshtra në jetën e njeriut. Pa atmosferë kasaphaneje, torturash, gjakderdhjeje, nuk mund të strehohem te përrallat e bukura. Kasaphaneja ma liron forcën, hap mundësinë, e nëse bota këto mundësi po i sheh si të zeza, fajin nuk e kam unë as çdo njëri që i bën, por vetë jeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat