Rierdhën auditët

Kultura

Rierdhën auditët

Nga: Fatmir Lohja Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 10:59
Fatmir Lohja

Edhe sipas traditës,edhe duke shfrytëzuar aparaturat bashkëkohore satelitore,si bubullimë, u hap gjëma në kompani:” Hej! Hej!Rierdhën auditët!””Mos e sjellshin kokën!”- shfryu nënë Nafija,sanitare në kompani,jashtë natyrës së saj.Në shumë vite punë,nuk është dëgjuar ndonjëherë,që ajo t’i thotë dikujt një fjalë të keqe.

 Përpara gjashtë muajve ,zallamahi e madhe u bë për të mbyllur proçes-verbalet përfundimtarë.Auditët nuk hanin pyka edhe me letrat origjinale në turi. Ishin mëse të bindur për të vënë gjoba, se ndryshe auditimi nuk u pranohej në zyrat qëndrore.I vunë për faqe të zezë ;i hoqi gjykata me faqe të bardhë.”Po tani pas gjygjit çfarë  dreqin kërkojnë?”-   shtrohej  pyetja, me shumë shqetësim ,nga përsoneli.

Kompanisë, në muajt e fundi,nuk po i shkonin punët sahat.Diku mbeste,diku rëndte,diku çalonte,diku…..Në praktika të tilla, nga eksperienca, punonjësit   e dinin mirë,se presidenti i nervozuar, shkarkimin e përgjegjësisë e delegon poshtë,në bazë.Nuk është e lehtë papunësia.Nga, auditimi i fundit,u nxorrën në rrugë 24 punonjës.”Po orteku i ri, sa, e kë  do të marrë me vete?” - pyetjes enigmë ,asnjëri nuk mund t’i jepte përgjigje të saktë,pavarësisht nga hamendësimet e shumta.Nuk kaloi shumë,kur u hap lajmi tjetër,qetësues.”Ka ardhur vetëm një audit,që është djali i filanit. Ai, sapo ka dalë nga shkolla,për disa vite ka qënë llogaritar,i shefit të financës,së kompanisë.”

 Auditi,me çantë lap-topi në dorë, serbes,serbes, u fut te zyra e financës.U qafua me shefin.Me mirësjellje,u kërkoi të pranishmëve, për pak çaste,t’i linin vetëm,për të shuar  mallin, që e kishte marrë,për mësuesin praktik ,në kontabilitet.

Shef Turi,jo vetëm që e kishte djalin e shokut të fëmijërisë,por edhe i bindur në zgjuarsinë e  Gëzimit,me këtë emër e kanë pagëzuar prindërt,  auditin,nuk e hiqte nga goja, për të mirë.E priti me ngrohtësi prindërore.Nuk e kishte takuar më,që kur i uroi detyrën,porsa u emërua   audit.Shefit ju rikujtua dita e parë, kur rioshi filloi punë.Djalë elegant,me energji sportisti,me flokë të shkurtër në ngjyrë gështenjë,i papërtueshëm,me vullnet për të mësuar të fshehtat e profesionit.Të gjithë ndërmarrjes i hyri në zemër për çapkënllëqet rinore.Përpara u shfaq  një  burrë, në më të mirën kohë. Shëndoshur pak,flokët dhe mjekrra e parruar, sapo i kishin filluar t’i argjëndoheshin. Në këtë moshë ka qëne shefi kur punonin bashkë.Pse e donte e priti në zyre qerratain.Edhe Turi,si shumë kolegë të tij,i kishte alergji auditët e gjithditur,prandaj u ka ndenjur larg gjithnji.

Do të bëjme edhe punën,-e filloi me seriozitet auditi, pasi u bënë përshendetjet deri në detaje.

Ke ardhur të fillosh punë në kompaninë tonë?- e thumboi shefi.

Jo.Jam auditues dhe kam ardhur për kontroll.

Shpejt ke ardhur.Nuk ka shumë, që kanë qënë kolegët tuaj.

Ja ku e ke programin e kontrollit,- dhe nga çanta e lap-topit, nxorri letrat.

Turit  i ra në sy,se çanta nuk e kishte brënda kompjuterin portabël.I hodhi një shikim rutinë programit të kontrollit.

Pra, për një muaj,do ju kemi përsëri nëpërkëmbë pesë veta,- dhe shefi I mërzitur, u ngrit në këmbë.

Ku po shkon?- e pyet Gëzimi.

Sëbashku do të shkojmë te presidenti i kompanisë.

Pse?

Ta vëmë në dijeni, për  të marrë masat organizative,që ta bëni auditimin në kushte sa më komode.

Ulu! Nuk kam ardhur kot vetëm.

Mirë ke bërë, që ke ardhur  vetëmu.U çmallëm sëbashu.Pse duhej të vinit të pestë në prezantim?Ne i johim mirë kolegët tuaj.

Kam ardhur me mision të veçantë,- filloi të rrëfehej Gëzimi,me emocione frenetike.- Kam ardhur për të folur vetëm me ju,sipas porosisë së shefave të mi.

Diçka e pengonte për t’u shprehur.Gëzimi nuk shprehte aspak gëzim në fytyrë.Shefi e shihte me qetësi dhe respekt.Nuk e kuptonte se çfarë e mundonte ,në një kohë që njiheshim mirë.

E pashë që të ra në sy mungesa e lap-topit në çantë.Nuk e kam marrë me qëllim.Kam marrë këtë usb,- dhe e nxorri nga xhepi i pantallonave.- Këtu janë të gjitha materialet e auditimit.Nga që njihemi, do t’i plotësoni, si të dëshironi  ju.

Faleminderit !Nuk keni pse më bëni  lëshime ligjore,në një kohë që  jam në prag të pensionit.Dua t’i mbyll letrat faqebardhë edhe me auditët,edhe me  kompaninë- shefi u djersit nga emocionet ,që i dha auditi,në respekt të punës së tij.

Për mirënjohje,Arturi u ngrit në këmbe.Nga një dollap nxorri dy shishe vere,që ia kishte sjellë djali nga Franca.Nuk i pëlqeu babzitja e mikut,duke i futur shishet  në çantë me rrëmbin,dhe pa shprehur mirënjohje.E kaloi me të shkuarën.

Nuk kam dëshirë t’u kontrolloj .

Faleminderit për respektin!Ka zgjidhje. Vetëdorhiqu nga grupi !

Mund të biem në konsensus.

E si?- e pyeti me habi shefi.

Ju do të mbyllni letrat në interes të komanisë,por me  kushte.

E cilat janë  kushtet?-i  doli nga shpirti shefit.

Presidenti juaj, duhet  të na dhurojë kesh,20 mijë euro, dhe gjobën për shtetin ta përcaktoni vetë.Ndryshe konsensusi nuk arrihet.

Turit ,sikur i ra çatija mbi kokë.E ndjente veten të poshtëruar.Rreth katër dekada punë,të ndershme si financier,i kërkohej ,në prag të pensionit, një marrëveshje e turpshme.Në rini,në të tilla situata,nxehej  në ekstrem. Provokuesit,si i thonë në shqip,i nxirrte jashtë me shqelma në prapanicë . Retë e zeza,të krijuara nga ish kolegu,ia errësuan arsyetimin.”Cili është Gëzimi i vërtetë,ai i qeshuri , dikur,apo zgërdhisi, përballë!?

Papritmas, një humnerë ju hap në gjoks, që e trandi në psiqikë.Nuk kishte faj.Nga respekti maksimal, kaloi në urrejtje, për një matrapaz.U mundua të përqendrohej.Nuk mund të quhet egoizëm,se  kërkon, që djali të   trashëgojë moralin e prindërve.Shefit i pëlqen thënia e  vjetër:”Më bëj baba, që  të ngjaj!”Njëriu, me karakter të qëndrueshëm,e ka të pamundur të tjetërsohet  në çast,pavarësisht nga grackat që i sjell jeta.Në atë shkapërderdhje arsyetimi e përqëndruan  këto vargje ,nga eposi i kreshnikëve:

“Drita ka dalë e dritë s’po ban.

Ka dalë dielli e s’po nxeh.”

Nga njohja, nuk i shkoi mendja se po e provokonte.Shtrëngoi nufullat fort.Ju kujtuan humoristët anonim ,që edhe situatat tragjike  , i kalojnë me humor.E mblodhi veten.

Dikur …., - dhe Turi mori frymë thellë,- ka qënë një ves i bukur,që quhej ndershmëri. Unë,babai yt,njëkohësisht miku im i mirë,i kemi respektuar dhe i nderojmë mbartësit e atij vesi .Po të tregoj shkurt, një të vërtetë,për babain tënd.Në linjën interurban,në mes të  rrugës, i dilnin , gjashtë ditët e javës,12 nxënës,që shkonin në shkollë, pesë kilometër,larg nga ty.Babi yt,ndalte autubuzin.E siguronte me të gjitha rregullat teknike.Ulej nga vendi i drejtimit dhe shkonte tek dera e hyrjes së pasagjerëve.Pasi  i fuste nxënësit,një e  nga një,me duart e tij  ,shkonte në drejtim te automjetit, dhe vazhdonte rrugen deri te stacioni përfundimtar.

Çfarë ka fituar?

Anglosaksonët, për mua,kanë një proverb të bukur:”Fisnik është ai që bën nder,dhe nuk prêt shpërblim.”

Babi im ka mbetur në kohën e baba Qemos.Eshtë frikacak deri  te qimet e kokës.Me ardhjen e demokracisë frika u vra.Më vjen shumë keq,që brezi i juaj,nuk e kuptoni realitetin.

Si ta kuptojmë realitetin?

Nuk jemi më në komunizëm.Jemi në kapitalizëm.Thirrni mendjes!Po fitove ti,duhet të fitoj edhe unë, që të kontrolloj.Nuk do as laps ,e as kalem , për t’u vëne në jetë, ky postulat.Shkurt, me afro diçka,që të mbyll gojën edhe sytë, - dhe Gëzimi filloi të gjallërohej si në rini.

Me pagën, që marr,me vështirësi e mbyll muajin.

Zoti shef!

Më fal, që po të nderpres! Kur jemi njohur më thërrisje;” shoku shef,Arturi.” Të këshillova, të më thërrisje direkt në emër dhe pranove. Meqë jam në prag të pensionit , do të më bëhej qejfi të më thërrasesh  :”Axha Artur.”

E pranoj me kënaqesi.Axha Artur!Mos më fyej!Nuk kërkojmë asnjë qindarkë nga ju.Ne, paratë,kërkojmë të na i arkëtojë presidenti i kompanisë,ndryshe nuk do të vija kurrë të ju,për të bërë marrëveshje.

Po moralin ,e kësaj fabule,ku e kacavirni,ju kapitalistët?

Ne nuk jemi kapitalistë.Jemi një shtresë, që shtrihemi midis punëdhënësit,punëmarrësit  dhe shtetit.

Jeni sindikatë?-  e tirrte shefi,kinse me habi.- Si mund të pranojmë, ne punonjësit,që ju të zhvatni punëdhënësin tonë,që na mban me punë edhe bukë?

Më lehtë i bie  kompanisë, konsensusi  që ne afrojmë.Kemi rastin konkret.E fituat gjygjin në shkallën e parë,për gjobën që ju është vënë,përpara gjashtëmuajsh.Nuk e ke harruar,që gjoba është në vlerë, sa pesëfishi,i  shumës, që kërkohet të bëhet konsensusi.Për shpenzimet e gjygjit të parë,ti i di saktë shumat monetare,sepse vetë i ke kontabilizuar.Do të shkojë në apel,në Gjykatën e Lartë,nga maja mund të delegohet përsëri në shkallën e parë.A jeton këtu, në Shqipëri? Kanë njerëzit mbi dhjetë vite në dyert e gjykatave,dhe ende nuk kanë marrë një vendim të formës së prerë.Axha Artur!Mprehe lapsin si të duash,më lirë i del kompanisë propozimi ynë.Kjo është arsyeja ,që unë mora përsipër, për të afruar konsensusin.Ky është kapitalizmi.Shkurt.Më jep, të jap.Mbyllim letrat për pesë vitet që shkuan me një gjobë minimale për shtetin,pa ndermjetësinë e avokatëve,sistemit të drejtësi,që ta rruajnë kokën me bojë të kuqe,edhe shkurtojmë kohën, në pritje të vendimit të formës së prerë.A më kupton?

Po i kërkonte  marrëveshje në kurriz të shteti!?Po përsonalitetin e invidit në cilat kalendra fshihej?E shihte i përqendruar.” Ku kemi gabuar në edukimin e tij?”Eshte prishur opinioni shoqëror.Trysnia e tij e ka deformuar.Me këtë arsyetim i dukej se e hiqte përgjegjësinë e brezit të vet.Po geni familjar,kombëtar,pse nuk e mbron nga deformimi?Nuk kërkon ndihmë,se nuk e le babëzitja për para.

Aspak,- ju përgjigj ,pasi u mendua bukurmirë.- Dua të më sqarosh diçka,nëse ke mundësi.Ky, kodosh kapitalizmi juaj, a e njeh ndopak moralin e shoqërisë,apo nuk ka dëgjuar gjë për atë?

I pamoralshëm ishte komunizmi.I sekuestronin maqinën qepëse rrobaqepësit,se bënte punë private në shtëpi.Besoj se nuk e ke harruar?Në kapitalizëm,rrobaqepësi merr liçensën e ushtrimit të profesionit,dhe e rregullon jetën sipas aftësive të tij.Ku qëndron problemi këtu?

Punën e ndershme e respekton edhe brezi ynë.

Ku qendron pandershmëria?

Me duken të turpshme,veprimet e kolegëve tuaj,që kërkojne të fusin duar në xhepin e tij,me të  gjitha mekanizmat  ligjore,kinse po mbroni shtetin.

Si thua ti?Ta lëmë pa punë si në komunizëm!?

Jo.Lëreni rrobaqepësin të punojë, dhe të gëzojë, rezultatet e punës së tij.  Ju, çimkat, vetëm se i pini gjakun,se punë tjetër nuk bëni!

Më vjen keq që edhe ju ,jeni komunist,si babai im.E keni të  thadruar në kokë, të mbroni pronën socialiste,dhe nuk kuptoni realitetin, pra kapitalizmin.

Komunizmi e ka thyer qafën,rreth 25 vite më parë.Ta garantoj unë,se në atdheun tonë ,nuk kthehet më.Edhe unë, edhe ju,që jemi diplomur në kohën e komunizmit.për ekonomistë,përpara se të fillonim punë,jemi betuar që të administrojmë ndershmërisht,pronën që do të  administrojmë.

Në komunizëm ishte diktaturë,dhe nuk kishim mundësi të leviznim bishtin.Jemi betuar të administrojmë pronën socialiste.Kjo është e vërtetë.Pronën  kapitaliste kemi  pasur frikë ta përmendim ,se shkonim pas hekurave.

Për fat të keq,mesa di unë,asnjë vend kapitalist nuk i ka mbyllur burgjet.

Kush ndëshkohet me burg sot!?Të babëziturit,që e kalojnë cakun,u bien në sy punonjësve të drejtësisë.Atyre që u vine mend me shpejt,kundrejt marrëveshjeve finaciare,dalin mënjëherë .Vetëm kryderrat dhe mjeranët  mbesin në burg.Për ata  nuk e ka fajin shoqëria.

Filozofi ,Niçe, thotë diçka të tillë:”Morali e ka të vështire të qendrojë mbi këmbët e brishta.Frika nga ndëshkimi,ja forcon këmbët bukurmirë.”

Ai ka qënë fashist.

I ndjeri,në moshë të re, ka ndërruar jetë,shumë vite më përpara se të lindte fashizmi.

Pse po i del zot,dhe komunistat e urrenin Niçen?

Në një promovim libri ,takova zonjën Mogerini.,- filloi të fantazonte shefi.- Më tha një lajm, që nuk më gëzoi.:”Korrupsioni në Ballkan, është më i larti në Europë.”

Nuk ka pse të jetë lajm i gëzueshëm.Ta dish mirë se epidemia e tyre,gjeti kushte ideale tek ne.

Edhe ky arsyetim, për Turin,nuk qëndronte.Auditi,kërkonte të kuronte sedren e tij,duke e deleguar sëmundjen te burokratët europianë.Burri me mend në kokë, nuk futet në mes të lebrozeve.Nga praktika e di se do të semurët vetë dhe do ta sjellë epideminë në shtëpi.Ai që fiton para e lumturon jetën e vet!?Nuk mund të ketë lumturi,kur diskritimi publik,të lë tërë naten pa gjumë nga frika,nëse e verteta del mbi ujë.

Po institucionet fetare a ju u falin mëkatet?- e thumboi Turi,atje  ku nuk e priste Gezimi.

Na i falin predikuesit,kur u çojmë dhurata.E pranon konsensusin,se u zgjatëm shumë?

Në këto 20 mijë euro ,sa janë për mua?- provokoi papritmas.

Asnjë cent.10 mijë janë për shefin,nga dymijë  për ne të pestë.

Unë do të bej hamallëkun,do të marr tëra përgjegjësitë ,dhe nuk më parashikoni  shpërblim?Kapitalizëm i thua këtij !?Në këtë rast, nuk fitojnë të gjithë!?- e pyeti me naivitet të shtirë,Turi.

Axha Artur, më duket se po hyn në filozofinë e kapitalizmit.Shpërblimin tënd përcaktoje vetë.Ti merri  presidentit sa të duash,ne vetëm 20 mijë euro të kerkojmë.

Si ta kontabilizoj keshin?

Fshihe pas informalitetit,se kështu e ha vetëm shteti!E pranon konsensusin?

Për të mos humbur respektin e dikurshëm,a mund ta emertonte  Gëzimin, një ushtar ,të  një këmbësorie mjerane.Nuk bindej.Nuk e linte ai.Autidi e konsideronte  veten, oficer madhor,dhe mjeshtër në strategjinë e tij.Ndjente një pezëm në gjoks.I dukej se edhe ai ka ndikuar në gradat e ulta.

Nuk e bëj dot.E kam shumë të veshtirë,në këte moshë,të mohoj parimet , që më kanë forcuar  këmbët .

Kujtova se po të fus në dorë një tufë parash. Kjo punë është kryer me siguri.Ka shumë që i pëlqejnë këto punë.

Në zyrë gjendej  e instaluar një kamer.Shefi ,rrallë e ndizte.Vetëm në ato  momentet kur ndjente ndonjë grackë,provokim,… E donte ishvartësin, megjithëse e shihte metamorfozën e tij.

-E  ke vënë rë atë kameren ?- dhe bëri me gisht në drejtim të saj.

Gëzimit iu mpi gëzimi.Arturit i vinte keq që e shihte në atë gjëndje,ndonëse ishte shpresa e fundit ,për ta kthyer në binar.

Edhe këtë punë ma bërë? –e  pyeti në panik frige.

Ju  u paraqitët si mjeshtër i kapitalizmit,dhe nuk kontrollove kamerat,që janë thyer në modë kudo?

Më more në qafë!Jam në dorën tënde!

Mos prano ta lëshosh peng jetën tënde, në duart e të tjerëve,se do ta futesh veten në hulli,dhe   nuk e di ku të degdisin.Nuk më vjen aspak mirë ,që të shoh në këtë gjendje.Qetësohu!Kamera është e fikur,por edhe po të ishte e ndezur,kurrë nuk do ta përdorja kundër teje.Për këtë të jesh  mëse i bindur.

Profesor!Axhë nuk të thërras më,se më duket të vjetërsoj.Më fal!

I harrova të gjitha.

Faleminderit për gjithçka!Ke kohë që i dëgjove marrëzitë e mia,me qetësi.M’i krasitë degët e këqija një nga një.Po në  trung, a me ka   hyrë sëmundja e babëzitjes?

Me ketë pyetje të sinqertë,me qetësove shumë.Pse pashë trungun e shëndoshë, këmbëngula deri në fund,për ta liruar nga e keqja.

Me lot në sy,me dashurinë e dikurshme ,u qafuan gjatë.Në ndarien emocionale,i premtuan njëri-tjetrit se do të takoheshin më shpesh,të bindur, se të  dy ,kishin ende për të dhënë, edhe për të marre.

Fatmir Lohja

Tiranë,më 17.02.2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat