Adem Zaplluzha kaherë ka çimentua themelet e një krijimtarie të pasur

Kultura

Adem Zaplluzha kaherë ka çimentua themelet e një krijimtarie të pasur

Nga: Milazim F. Kadriu Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 08:02
Librat e botuara

Të shkruash për krijimtarinë letrare të Adem Zaplluzhës nuk është punë e lehtë ngase sado që të shkruash  prapë të mbetët edhe shumë pa thënë për  këtë poet që është i veçantë ngase ai është poeti më prodhimtarë jo vetëm tek ne por edhe më gjerë. Deri më tani Zaplluzha ka botuar 163 libra. Vetëm në këtë vit që posa kemi hyrë  ai ka botuar 12 përmbledhje me poezi dhe atë pikërisht në ditëlindjen e tij të 75 –të me një 1 shkurt 2018.

Adem Zaplluzha dëshmon se është një poet me përvojë te gjatë, zotëron artin letrar, qëmton dhe shpreh me ndjenjë dhe emocion fakte dhe ndodhi te jetës  dhe vargjet e tij ai  i gdhend bukur . Vargjet e tij përcjellin me thjeshtësi, fantazi e urtësi mesazhin se ndjenja e dashurisë për jetën është e fortë e  për të fituar mbi vështirësitë dhe pengesat e saj,njeriu duhet të bëjë sakrifica të mëdha e të shumta duke pasur.

Adem Zaplluzha është poet me stil unik, me një gjuhë të pasur dhe me vlera përmbajtjesore të pakrahasueshme

Poezitë e tij të ushqejnë shpirtërisht, ato u përmbahen ligjeve të metrikes me përpikëri dhe kanë brendi edukative.

Zaplluzha si edhe më parë edhe në këto libra të këtij viti na sjell vargje të spikatura mjeshtërisht të shkruara bukur me shpirt artistik. Ato janë të shkruara me gjuhë të pastër e të kuptueshme për të gjitha shtresat e shoqërisë të cilat kanë nevojë ta shijojnë artin.

Kësaj radhe në këtë shkrim do i prezantoj të 12 librat e botuar këtë vit dhe atë duke i prezantuar me nga disa vargje të poezive  nga të cilat është marr edhe emiri i librit duke filluar nga libri i 152 deri tek libri 163. Të gjitha përmbledhjet Zaplluzha i ndan në nga tri cikle dhe në secilin libër e ka nga një poezi në bazë së cilës pagëzohet një cikël e po ashtu edhe titulli i librit.

Ai në librat e tij poezitë i shkruan  me plot guxim, ku shpreh ndjenjat  e tij në një punë të palodhur gjë që këtë e ka dëshmuar kaherë.

 

Në librin “Një stuhi prej bryme” autori sjell vargje me një tematikë të larmishme ku i këndon dashurisë si vlerë universale, atdheut, heronjve ….dhe këto vargje rrjedhin e gurgullojnë si ujëvarat prej shpateve. Ja si shprehet ne vargjet e tij

 

Më ndjeni kam të ftohtë

Nga zgërbonja e shpirtit tim

Fryjnë erërat e çmendura të Ballkanit

Një stuhi prej bryme

Frynë me tërë forcën e trishtimit.

 

( Një stuhi prej bryme )

 

Në librin “Sonte s’ka dashuri” na sjell një varg lirikash ku sjell imazhin e dhembjes dhe imazhin e dashurisë  që kanë një lidhje të ngushtë por që gjithnjë e ruajnë poentën e tematikës. Në vargjet e Zaplluzhës ka gërshetim idesh por që vend të rëndësishëm zënë edhe tema e dashurisë.

 

Mund t’i prekim meteorët

Dhe vrapin e galaktikave

Ne e harruam urrejtjen

Sonte s’ka dashuri

Le t’i numërojmë vetëm yjet

( Sonte s’ka dashuri )

 

Poezia sipas së cilës  e ka marr titullin libri “I  shëmbëllente pluhurit kozmik” është e renditur si poezia e fundit  në këtë përmbledhje që na jep të kuptojmë se Zaplluzha të gjitha poezive u kushton të njëjtën vëmendje dhe të gjitha për te kanë rëndësinë  e njëjtë dhe gjithë krijimtarinë  e tij e donë  njësoj. Në këtë poezi dashurinë e konsideron si frymëmarrjen pa të cilën nuk mund të jetojmë ndërsa për qeshjen e saj të dikurshme thotë se I shëmbëllente pluhurit kozmik

 

Më kujtohet si tani qeshja e jote

Nuk di se çfarë ngjyrë kishte

Por nuk ishte sarkastike

I shëmbëllente pluhurit kozmik

Ngjante

Me sytë e tua të kaltra

Dhe dashurisë së pavdekshme

Në majat e degëve të një peme

(I shëmbëllente pluhurit kozmik )

 

Edhe në librin “Llamburiste atdheu i plagosur” autori Zaplluzha sjell vargje të drejtpërdrejta me një gjuhë të kuptueshme dhe me mendime të thella.

 

Orë e çast honi fundosej në greminë

Mbi pellgun e katranosur

Deri në frymën e fundit

Pa asnjë shpresë për shpëtim

Llamburiste atdheu i plagosur

Notonte si pulëbardhat e nakatosura

( Llamburiste atdheu i plagosur )

 

Edhe tek libri “Guri i pjekur shtatë herë” autori sjell poezi nga përditshmëria e jetës sonë dhe poezitë e tij lexuesi nuk do të ngopet së lexuari vetëm një herë por atyre do tu kthehet sërish për ti lexuar,ngase ato paraqesin realitetin dhe aty mund të gjesh motivin e dashurisë,jetës …

 

Dy duar të karbonizuara qëndronin

Mbështetur murit

Me shikimin tënd prej dykrenori

Tej përtej lagështisë

Së dhembjes

U shpua si me laser

Guri I pjekur shtatë herë

( Guri i pjekur shtatë herë )

 

Libri që ka një titull mjaftë të mirë “Kur të dal nga kjo stinë” autori sjell poezi me tema të larmishme .Edhe në poezinë sipas të cilës autori i ka vënë titullin librit autori shpreh dëshirën që të mos dal nga mesi aty ku është  ngase aty ndihet krenar ngase me të dal nga aty e prêt një rrugë e gjatë por që asnjëherë nuk do të ndalet.

 

 

Kur të dal nga kjo stinë

Nëse dal

Do qëndroj diku mes mjegullave

Mua atje ku janë  varret e gjyshërve

 E di që më prêt një udhë e gjatë

Por unë gjithsesi kurrë s’do të ndalem

( Kur të dal nga kjo stinë )

 

Në librin e radhës “Ishin thyer të gjitha urat”autori na sjell shumë vargje të  bukura dhe të drejtpërdrejta që ia kushton atdheut,historisë,simboleve kombëtare,vendlindjes,jetës …Këto poezi janë të një niveli të lartë artistik dhe me plotë mesazhe. Në poezinë që ka titullin libri autori shpreh dhembjen,dashurinë për jetën,sakrificën dhe guximin për të  ecur përpara.

 

Një natë me dy vajza të vogla

Njërën e mbante në gji

Kurse tjetrën mbi shpinën e saj të kërrusur

S’ mund të shkonte askund

Ishin thyer të gjitha urat

( Ishin thyer të gjitha urat )

 

Në shumë vargje të përmbledhjes me poezi “Gjethi i këputur në vjeshtë”,Zaplluzha ia kushton pasluftës ë Kosovës dhe gjendjes së tanishme që mbretëron me të cilën shumica nuk janë të kënaqur se ndryshe e kane menduar jetën pas luftës. Ai apelon që të mos harrohet e kaluara dhe gjitha ai gjak I derdhur për lirinë e Kosovës .Ja si shprehet ndër tjera në vargjet  e poezisë me titull të njëjtë si libri.

 

Njeriu stoli dhe vetmia

Gjethi I këputur në vjeshtë

Dhe dy grushte shi

Që aq shumë dashurojnë heshtjen

Sa që shndërrohen në vetmi

( Gjethi i këputur në vjeshtë )

 

Edhe në librin “Ti mundesh nëse do” autori proteston,kërkon,lufton për një jetë më të mirë dhe kjo vjen nëse ka dëshirë,vullnet e gatishmëri nga ata që e kanë mundësinë. Ai shpërthen ndaj padrejtësive njerëzore e që në ditët e sotme nuk janë të pakta padrejtësitë dhe është në gjendje të kacafytet me ata që i shkaktojnë këto padrejtësi. Ja si shprehet në vargjet e poezisë.

 

Ti mundesh nëse do

Me tejkalua edhe vetveten

Vetëm nëse do

Mund të shndërrohet

Me një shpend të shenjtë

Tek e fundit

Kështu kanë lindur perënditë

( Ti mundesh nëse do )

 

Edhe në përmbledhjen “Pëllumbat prej rrufeve” si edhe në shumë libra tjerë Zaplluzha  i këndon atdheut por edhe shpreh revoltën e tij ndaj të gjithë atyre që nuk punojnë për të mirën e vendit, dhe e vjedhin vendin për të cilin është derdhur mund e gjak,ai ngre zërin edhe ndaj Evropës që bënë lojëra me atdheun e tij. Në vargjet e poezisë që mban titullin e librit ndër tjera thotë:

 

Vrapojnë rrugëve  të fëmijërisë

Pëllumbat prej rrufeve

Pas tyre s’ ndalen as bubullimat

Perënditë e të reshurave

Bien si baladat e moçme

( Pëllumbat prej rrufeve )

 

Në librin “Diku në zbrazëtinë e ndërgjegjes” në shumë vargje të Zaplluzhës hasim vargje ku autori shpreh respektin dhe dhembjen për atdheun ku edhe shkruan për të kaluarën tonë sa tragjike po aq edhe heroike. Po ashtu ai godet edhe ndaj ndërgjegjes së disave  që nuk punojnë si duhet. Këtë e shpreh edhe në vargjet e tij.

 

Lypsar të vegjël e të mëdhenj

Krijesa pa një të nesërme

I zgjasin duart e zbrazëta

Diku në zbrazëtinë e ndërgjegjes

E cila mbase paska vdekur për së gjalli

( Diku në zbrazëtinë e ndërgjegjes )

 

Edhe në përmbledhjen “Retë e dendura të kujtesës” hasim vargje me një tematikë të gjerë siç janë ato me temë atdhetare,të dashurisë,vendlindjes,jetës… Ky libër është i 12-ta me radhë e këtij viti ndërsa mban numrin 163 të librave të botuar të Adem Zaplluzhës deri tash dhe është një hallkë që gjithsesi do të vazhdojë.

 

Ti mendon se këto reshje ,janë motrat

Binjake të mjegullave,

Jo miku im i mirë,pa u ngritur shiu në qiell,

Kurrë nuk formohen,

Retë e dendura të kujtesës …

( Retë e dendura të kujtesës )

 

Adem Zaplluzha edhe pas këtyre  botimeve premton të na sjell edhe shuam libra tjerë. Sigurisht që deri tash kur po bëjmë këtë shkrim ai  numrin librave të tij e ka shtuar edhe për disa të tjerë dhe kështu  ai premton  vazhdimësi ngase kaherë ka çimentua themelet e një krijimtarie të pasur të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat