Duke shëtitur, me të dashurën nënë
N,Uskanën time, tek varret, aty pranë
M’përqfoi nënëlokja, më puthi në ballë
Para një dekade, kur ende ishte gjallë….
Më tha: biri im, tek varret në këtë anë
Dergjen eshtrat e kosovarëve tanë
Te lisat në Zabel, atje tek Çinari
Atëherë moti, i ka vrarë bullgari.
Aty lartë në kodër, tek gurët e zinjë
Ka plotë varre, t’kosovarëve të rinjë
T, sjellur si robër, nga bullgari i parë
Këtu ku kanë punuar, edhe i kan vrarë
Atëherë bir i nënës, s’kam qenë në këtë jetë
Por, më pat treguar gjyshja ime e shkretë
Në vitin njemijë e nantëqind e shtatëmbëdhjetë
Kur shumë kosovarë këtu paskan mbetë
Kishte qenë koha e Luftës Parë Botërore
I sjellin kosovarët, të lidhur dorë për dore
Në rrëzë të Sharrit, n’Bukoçë lartë te Kulla
T’punonin si rob’lufte, t’ndërtohej hekurudha.
Të sëmurë e t’uritur; të raskapitur fare
Kalonin ditë e javë pa asnjë kafshore
Bullgari i vrau dhe askush nuk mbeti
E Kosova nënë, shumë shpesh i përmëndi
Bullgari i preu, askush nuk shpëtoi
Kaluan njëqind vjet, kush nuk i kujtoi
Sot njëqind vjetori i histories së shkuar
Tragjedi e hidhur, nuk duhet harruar.
Hazhi Hamza Zariqi, plaku i Bajicës
Komuna- Gllogovc, zemra e Drenicës
Në bisedë e sipër, ai më pat thënë
Në Kërçovë na mbtën, ata burrat tone…
Dhe axha Adem, nga fshati Damanek
Gjyshi i tij n-Kërçovë, i kishte pas mbet
Dhe shumë burra tjerë, të atijë vatani
Të Demir Krasniqit,këngëtar nga Gjilani.
Unë, pra historiani, që jam nga Kërçova
Atë çka më tha nëna, juve ua tregova
Në këtë përvjetor, dhurata më e mirë
Për të gjithë kosovarët, n’Kosovën e lire.