Zemërzjarr

Kultura

Zemërzjarr

Nga: Dibran Demaku Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 09:27
Dibran Demaku

Çfarë të të them atdhe çfarë të të them

nur gjithçka dhemb kur gjithçka dhemb

kur dikush në ty edhe ëndrrën e tremb

kur dikush mbi ty edhe qiellin e shemb

Të pritëm gjatë si djalë dëshiri

të mëkuam edhe me qumësht gjiri

çdo mal e fushë çdo shteg e prag

u dogj nga lot i la me gjak

Dhe ti linde si ëndërr e bardhë

në kalavesh rrushi në mollë e dardhë

zemerzjarr ndezur në palcë të gurit

në sy të shqipes në palë të flamurit

I lindur dhe i rritur krismës së pushkës së malit

ëndërr e gjyshit e babait atdhe i ditëve të mia

i pagëzuar në emër të atit shpirtit e djalit

më shumë se nata e zezë po të gërryen liria

Çfarë të të them atdhe çfarë të të them

kur gjithçka dhemb kur gjithçka dhemb

kur dikush në ty edhe ëndrrën e tremb

kur dikush mbi ty edhe qiellin e shemb...

shifra"Mërgimtari"

(kjo poezi i vlerësua me çmimin e dytë në manifestimin letraro-artistik "Vjeshta dhe vargjet" të arsclub"Rifat Kukaj" në Drenas)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat