Dinjitetshëm e të papërkulur do të qëndrojmë

Kultura

Dinjitetshëm e të papërkulur do të qëndrojmë

Nga: Sefedin Përgjegjaj Më: 24 gusht 2017 Në ora: 18:43
ilustrim

Sinqeritetin dhe mirëkuptimin kur e kemi

Sfidave të jetës lehtësisht do t’u përballojmë

E në rrugëtim të mbarë do të jemi

Atëherë kur do të dimë si duhet të punojmë.

 

Kur të jemi pranë njëri-tjetrit

Fuqia jonë për punë të mbara do të shtohet

Do t’i ngjajmë dallgës së detit

Që nga askush s’mund të pengohet.

 

Për t’u krenuar se jemi shqiptarë

Prej zemrave tona të rrjedh frymë e unitetit

Ngjajshëm sikur gjaku i pastër nëpër damarë

Që kurrë më mos t’i provojmë ditët e tmerrit.

 

Dinjitetshëm e të papërkulur do të qëndrojmë

Para stuhive të kohës për në ardhmëri

Me mendjet  e ndritura që pareshtur na fuqizojnë

Për të pasur diell e dritë, në jetë-lumturi.

Porosia e mikut

                                  
                        Porosinë e mikut nga largësia

Duhet pranuar me sinqeritet

Kur këshillon si duhet punojë udhëheqësia

Për të qenë  ky vend me prosperitet.

 

Ndihma e mikut kurrë nuk ndalet

Në kohë të mjegullta e mjaft të vështira

Për t’ia zgjidhur Kosovës hallet

Këshillon miku i nxitur nga kërshëria.

 

Në rrugëtimin tonë asnjëherë tjetër

Për t’mos qenë kurrë më të tradhtuar

Sinqerisht ta marrim porosinë e mikut të vjetër

Që na këshillon për t’mos gabuar.

 

Këtë mik të veçantë që na jep udhëzime

Për shtet funksional si duhet t’punojmë

Duhet t’i shprehim shumë falënderime

E porosinë e tij në vend ta çojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat