Gabimi i jetes

Kultura

Gabimi i jetes

Nga: Jan Kosova Më: 12 mars 2017 Në ora: 11:23
ilustrim

Një Engjëll më erdhi, qendronte pranë shtratit
e më peshpëriti , Ajo është gabim
dhe unë nuk i fola, vetëm e shikoja
Në një gotë me  Verë kërkova shpetim

Sa shumë u gezova, gjumi kur më doli
Edhe pse s”kisha fjetur deri në Agim
Gjumin nuk ta prisha, vetëm peshpërisja
Ti per mua je,  më i madhi gabim

E sa do të doja, kohën prapë ta ktheja
të isha edhe njëherë, krejtë në fillim
Botën do ndryshoja, ndryshe do jetoja
por do ta përsërisja, të njejtin gabim

Prapë do deshiroja kohën unë ta ktheja
do ta korigjoja, secilin vendim
Jetën do ndryshoja, ndryshe do veproja
por prapë do përsërisja, ma të madhin gabim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat