Zbulohen poezitë e reja të Dritëro Agollit: Do të doja një pako viagra që të bëj pak seks

Kultura

Zbulohen poezitë e reja të Dritëro Agollit: Do të doja një pako viagra që të bëj pak seks

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 17:56
Dritëro Agolli

Dritëro Agolli festoi 85-vjetorin e tij të lindjes, ndërsa solli për lexuesit vëllimin me poezi të shkruara ndër vite e të pabotuara me titullin “Më prit edhe pak”.

Ai ia dedikon këtë libër bashkëshortes së tij, Sadijes e cila i ka qëndruar pranë për 53 vjet.

Veç dashurisë për bashkëshorten, shkrimtari nuk i trembet vdekjes, pasi ai ka shkruar në disa variante edhe epitafin  tij.

Interesante është edhe poezia “Dëshira e plakut horr”, ku përmend se do të donte të kishte viagra që të bënte pak seks.

E dashur Sadije

Të dua si jetën time, madje edhe më shumë

Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti të jetosh

Unë edhe i vdekur do të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde

Megjithëse kjo buzëqeshje, brenda errësirës së varrit nuk duket

Por unë do të bëj të pamundurën, qoftë edhe me anën e një fluture, që do të dalë nga kockat e mia.

EPITAF PËR VETEN TIME –VARIANT

Përjetësisht këtu fle Dritëroi

Me etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.

Të mira bëri pak gjersa jetoi,

Më tepër mund të bënte, po s’e lanë.

DËSHIRA E PLAKUT HORR

Ne pleqve mirë na bën

Një hudhër, një lakër

Për zgjatjen e jetës

Për zgjimin fatmadh

Në mëngjes

Po unë do desha

Një pako Viagër

Të bëja pak seks...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat