Edhe njeherë mbi " syrin e tretë" ose " rrugën e lartë mbretërore" të ëndërrave"....!

Kultura

Edhe njeherë mbi " syrin e tretë" ose " rrugën e lartë mbretërore" të ëndërrave"....!

Nga: Agron Shabani Më: 22 shtator 2016 Në ora: 18:35
Agron Shabani

Thonë se Maksimilian Roberspieri natën e 1 majit të vitit të largët 1794, e kishte kaluar dikund pranë St. Zhuistit ( Zhistit) në distriktin e njohur " St. Zhermen" të Paristi. Ku si papritur dhe kujtuar as vet, dikur me vonë i ishte shfaqur në ëndërr një person i panjohur me një parulle ose slogan te posaçëm në formën e shkronjës " S" i cili kishte tentuar që t´a mbyste ose vriste në ëndërr Maksimilian Roberspierin, saqë ky i fundit kishte bërtitur me zë të lartë në ëndërr! Duke e zgjuar kështu edhe St. Zhistin nga gjumi i thellë i natës si dhe duke ia treguar ( rrefyer) ëndërrën e frikëshme dhe ndjellakeqe. Ndërkohë që disa javë ose muaj me vonëve, gjithnjë sipas " legjendës" së mesipërme, njeriu që do e vriste Maksimilian Roberspierin pas gliotinës kishte qenë Sampsoni apo njeriu emri i të të cilit fillonte me shkronjë " S"....!


Ndërkaq, Luji ( Luigji) i XIV-të, pas pushtimit ushtarak të një qytetit të lashtë me tempuj, faltore, kisha dhe keshtjella te shumeta, dikur natën vonë, thonë se e kishte parë në ëndërr njërin prej ushtarëve ose gardistëve të tij me të shkathtë dhe me besinik i cili kishte tentuar që t´a prente ( mbyste) me shpatë ose me thikë në ëndërr, saqë, menjëherë të nesërmen, perandori i lartëpërmendur frëng ( Luji XIV-të) kishte dhënë urdhërin për rrjeshtimin e të të gjithë ushtarëve ose gardistëtëve të tij! Duke i pyetur secilin prej tyre një nga një mbi " tentimvasjen" e dëftuar ( paralajmëruar) në ëndërr...?! Duke ngelur i stepur ose i shtangur për vendi nga përgjigjia e sinqertë e gardistit të lartëpërmendur i cili kishte thënë Lujit të XIV-të ne sy se gjatë tërë kohës kishte tentuar që të vriste me thikë ose me shpatë monarkun ( perandorin) francez në fjalë për shkak të kursit të tij diktatorial, absolutist dhe tepër të vrazhdë ose despotik.

Gjithashtu, janë të njohura edhe "legjendat" e tjera mbi " profecinë" ose " rrugën e lartë mbretërore" të ëndërrave edhe tek shume mbreter ose perandor te tjere dhe keshtu me radhe.

Pa i harruar ketu edhe indikimet ose influencat e shumeta shpirterore, emocionale, mentale ose psikologjike te interpretimit, detektimit ( deshifrimit) ose diagnostifikimit shkencor, institucional, filozofik ose sociopsikologjik te enderrave nga ana e mendimtareve, filozofeve ose psikologeve te njohur arab ne mesjete, te cilet duke depertuar nga Lindja e Mesme ose Afrika e Veriut ne Spanje dhe keshtu me radhe...Se bashku me shkencat ose disiplinat e njohura te logjies, filozofise, astronomise, medicines ( mjekesise), algjebres ose matematike etj....Atebote ne Ervrope dhe gjithandej, i kishin bartur ose sjellur me veti edhe shkathtesite ose aftesite e njohura shkencore ose metodologjike mbi interpretimin e enderrave ose "profecive" te tjera ezoterike, alkimiste ose astrologjike ne sfond. 

Ne kete fryme, qyshe ne vitin e larget 1664, ne Paris do botohej ose publikohej ne gjuhen frenge ( franceze) i ashtuquajturi " katalogu arab" ose " musliman" i intepretimit te njohur shkencor ose filozofik te enderrave. Aty jane edhe interpretimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose metodoogjike te mjekut ose psikologut te shquar gjerman, Valter Herman Rifit ( Rivius) ne Augsburg ( Gjermani) gjate vitit te larget 154O, ato te homologut te tij italian, Kardanusit ( Hieronymus Cardanus) i cili, nuk ishte vetem mjek, por edhe filozof, matematicient, astronom dhe astrolog i famshem ne kohen e tij dhe keshtu me radhe. 

Ndonese, me studimet, analizat, anamnezat ose egzaminimet e ndryshme shpirterore, emocionale, mentale, psikologjike dhe te tjera te enderrave, thuhet se jane angazhduar edhe dijetaret ose mendimtaret e njohur antik si Hipokrati, Galeni, Sokrati, Platoni, Aristoteli, Seneka, Ciceroni etj. Per te vazhduar keshtu me studimet dhe analizat e njohura te Frojdit, Jungut, Adlerit, Pjerr Dibose, Kasatkinit, Anohinit, Pavllovit, Klajtmanit, Aserinskit, Xhejkobsonit etj.etj. 

Kjo gjithmone duke menduar ne " syrin e trete", gjegjesisht, ne " profecine e fjetur" ose " rrugen e larte mbreterore" te enderrave si proces dhe nje periode ( periudhe)  latente ( permanente) ose inkubative e semundjeve ose lengatave te ndryshme objektive dhe subjektive tek personat ose individet e ndryshem. Madje, edhe si " deftesa" ose " paralajmerime " te ndryshme informale, paranormale ose subkoshiente qe burojne nga " forca" ose " energjia e madhe" e njeriut ne enderr ose ne gjendje te fjetur e clia po te deshifrohej ose detektohej ne forme shkencore ose metodologjike, sipas vleresimeve te eksperteve ose psikologeve te njohur boteror ose nderkombetar, do ishte e njejte ose e barabarte me formulen e njohur te energjise nuklerare ose atomike. 

Se kendejmi, sipas Adlerit, Freudit, Aserinskit, Klajtmanit dhe te shume psikologeve te tjere boteror ose nderkombetar, enderrat e frikshme ose nderra te trishtueshme ne formen ose profilin e njohur bardh e zi, rendom i shohin ose perjetojne ne gjume, psikopatet ose maniaket e ndryhem depresiv, sadistet, xhelatet ose kriminelet e ndryshme te cilet gjate jetes se tyre kane kryer vepra ose akte te liga.Nderkaq, njerezit e lumtur, njerezit e ditur dhe njerezit e qete, zakonisht shohin enderra te bukura me ngjyra ose si u thone " enderra kolor" te pershkuara ( pershkruara) nga gkeleberimet e ndryshme, ambientet e kendshme ose festive, parfemet ose dezodorantet e ndryshme, shetitjet ose ekskursionet e bukura dhe keshtu me radhe.

Në vazhdim lidhjet e ndryshme eksterne ose eksplikative në mes frikës dhe " syrit te trete":
 
Shikuar nga aspekti sociopsikologjik ose antropopsikologjik, urrejtja, frika, dyshimi, paranoja ose fobia, janë reaksione të brëndshme dhe tërësisht normale që i nevojiten organizmit tonër për të reaguar ose për t´ u mbrojtur dhe rezistuar nga problemet, shqetesimet, rreziqët ( kanosjet) ose katandosjet e ndryshme akute dhe kronike, ose objektive dhe subjektive që na kanosin dhe shoqërojnë në menyrë individuale ose kolektive.

Frika dhe dyshimi parasegjithash bëjnë pjesë në gupin e ndjenjave ose emocionëve të para ose primare që paraqiten relativisht herët. Duke u shtuar dhe zhvilluar gradualisht si proces. Varësisht prej ndjenjave, kanosjeve, situatave ose emocionëve të ndryshme ( objektive dhe subjektive) që e mbështjellin ose rrethojnë (perthekojne) vazhdimish boten e brendshme shpirterore ose emocionale te personit ose individit. Gjegjesisht, "  kosmosin" ose " uiiniversin" e tij shpirteror, emocional, mental ose psikofizik. 
Ndërkohë që ndjenjat ose emocionet e brëndshme (në ambiente dhe situata të caktuara eksituese dhe deprimuese) që konsiderohen të rrezikshme, hektike dhe teper fluide ose eskalative dhe ndaj të cilave jemi të paaftë ose të pafuqishëm të rezistojmë dhe të reagojmë. Provokojnë ndjenjen e frikës dhe një dyshimi të ndërsjelltë ose permanent që përcillen dhe shoqërohen mëpastaj me paragjykime dhe reaksione të çfarëdollojshme si fobia, paranoja, frika, urrejtja, xhelozia, paragjykimët e ndryshme individuale ose kolektive, ëndërrat e trishtueshme etj. etj.

Ndonese, ne forma ose profile te ndryshme halucinative, imagjinare, fiktive etj. Pa e njohur as studiuar kurrë njeriun ose kundershtarin imagjinar ose fiktiv. Dhe, të cilat shkaktojnë ambiente, atmosfera dhe situata të ndryshme konfliktuoze dhe eskalative në shoqëritë e ndryshme njerëzore, qytetare ose politike me zhvillim të ulët ose ne tranzicion. Duke i nxitur dhe provokuar kështu mbrojtjen, hakmarrjen dhe konfliktët tjera individuale dhe kolektive në ambiente dhe cituata të caktuara sociale dhe psikologjike si instikte ose reaksione të pakontrolluara, iracionale dhe negative në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale dhe kolektive nga të cilat nuk përfiton askush.
Shih për këtë, në këtë botë tonën të përbotshme ose infinitive, eksistojnë njerëz që e ndryshojnë dhe determinojnë jetën dhe personalitetin e vet, ngase i frikësohen vdekjës ,hakmarrjes ose pasojave të tjera objektive dhe subjektive nga e kaluara ose veprat e tyre dhe njerëz te tjere që e bëjnë ketë, sepse i gëzohen jetës dhe vlerave të saj hyjnore, globale ose universale. Grupi i parë i këtyre njerëzve jeton duke vdekur, ndërsa grupi i dytë vdes ( vdesin) duke jetuar. 

Kjo donë të thotë se pavarësisht asaj se kur do vdesim?! Ne duhet të vdesim duke jetuar dhe duke i vjelur dhe gëzuar frytët e jetës. Respektivisht, vlerat e saj hyjnore, globale ose universale. Kjo për faktin se edhe jeta, edhe vdekja (të dyja bashkë) janë pjesë e një "ligji të pandryshuar" global ose universal në kontekstin natyrorë dhe mbinatyrorë. 

Ne si qenie ose krijesa njerëzore në këtë botë, jetojmë në diversitete te ndryshme ose polaritet. Respektivisht, në një harmoni të përgjithshme fizike ,sociofizike, transcendentale dhe metafizike me njeri tjetrin. Duke i nënkuptuar këtu edhe polin dhe antipolin.

Nuk ka asgjë të amshuar ose te perjetshme dhe të jashtëzakonshme në këtë universalitet dhe polaritet të pafund, përveç respektit, besimit dhe dashurisë sonë globale ose universale ndaj jetës dhe kuptimit të saj hyjnor ose universal. Ajo që mund të quhet e amshuar dhe e përjetshme është vetëm ligji i mosndryshimit. Të tjerat si lindja, zhvillimi, përsosja, shpërbërja, shuarja ose vdekja, janë vetëm ligje ose "procese të thjeshta" të fizikës në natyrë dhe te natyres ne gjithesi. Ajo që vdes ose që shpërbëhët: Linde dhe zhvillohet mëpastaj përseri. Materia eshte e pavdekshme. Kjo donë të thotë se pa vdekje nuk ka as lindje. Nuk ka jetë, nuk ka zhvillim, nuk ka proces as ndryshim. Pa mbarim nuk ka fillim dhe pa fillim nuk ka mbarim. Pa shpërbërje nuk ka ribërje. Pa lufte, vetmohim dhe sakrifice, nuk ka jete, nuk ka ndryshim , nuk ka liri. Kur kemi lindur dhe kurë kemi ardhur në këtë botë, nuk na ka pyetur askush as " mua" dhe as " ty" . Jo.  E njejta do vlej edhe ate dite kur edhe " une" , edhe " ti", do ikim nga ky peroces i pandryshuar natyror dhe mbinatyror. 

Ndaj, të jetojmë duke vdekur" apo "të vdesim duke jetuar" ?! Ketu qëndron dilema.
Në instancë të fundit, ligji themelorë i jetës sonë njerëzore ose shoqërore-qytetare, është ligji i respektit , besimit dhe dashurisë i sonë reciproke ndaj jetës, ndaj njeri tjetrit si dhe ndaj vlerave hyjnore ose universale te jetes sone mbi toke. 

Rreth kësaj biocenoze apo mbase rreth këtij "rrethi vicioz" duhet të ecim dhe të levizim të gjithë.
Te hedhim dhe te mbjellim edhe farën e fundit te fikut në  "kopshtin e madh "të mendjes dhe shpirtit tonë. Respektivisht, në "kiminë" dhe " fiziken e brendshme" te trurit dhe shpirti tone. 
Uroj te mirekuptohemi....!
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat