Një histori e panjohur e jetës së Nënë Terezës, sendet e rralla në banesën e saj në Shkodër

Kultura

Një histori e panjohur e jetës së Nënë Terezës, sendet e rralla në banesën e saj në Shkodër

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 16:51
Nënë Tereza

Gjurmët e Nënë Terezës janë kudo në Shqipëri. Në vitet ‘30 familja e nënë Terezës ka jetuar edhe në Shkodër. Kjo është një histori shumë pak e njohur e jetës së saj, ndërsa këtë dëshmi e sjell një banor i këtij qyteti.

Tonin Prela nga Shkodra edhe pse tashmë është një burrë i moshuar ruan disa sende origjinale që familja e Nënë Terezës la pas ikjes së saj rreth vitit 1933. Prela rrëfen se e ka rikonstruktuar banesën duke e kthyer në një muze, duke ruajtur vlerat e objekteve që po mbushin shekullin.

Megjithatë Tonin Prela në prag të shenjtërimit të Nënë Terezës ndjen keqardhje që mirëmbajtja e kësaj shtëpie nuk gjen përkrahjen e institucioneve dhe nuk ka as vizitorë të shumtë. 

Megjithatë ai nuk e humb dëshirën për t’u kujdesur.

Këtu në Shkodër janë shtëpia dhe objektet gjithçka, që nga fotot e familjes, tek letra që Nënë Tereza la me shkrimin e saj, e deri tek shtrati ku flinte. Gjithçka jeton ende në këtë shtëpi.

Po a nuk duhet të kishte më shumë vëmendje dhe ftesë për vizita, teksa na ndan vetëm 1 një ditë nga ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës. Këtu janë ende gjurmët e saj. Kjo banesë është vula e kujtimeve origjinale të Shenjtores Terezë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat