Konkurs për lokalet në Zonën historike

Kultura

Konkurs për lokalet në Zonën historike

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 13:02
Ilustrim

Zejtaria ka nisur të zhduket në Prishtinë. Ajo kryesisht është aktive në Zonën historike të kryeqytetit. Komuna e Prishtinas po mëton që të hartojë një dokument që do të trajtonte lokalet afariste në atë zonë.

Komuna ka hapur konkurs projektimi për “Lokalet afariste ne zonën historike”. Qëllimi kryesorë i këtij projekti, sipas Komunës, krahas përmirësimit të kushteve të zhvillimit të zejtarisë, është rindërtimi i pjesës së vjetër të qytetit-trashëgimisë kulturo-historike si pasuri që do ndikonte në rritjen e rikujtimit të përgjithshëm të kryeqytetit dhe në rritjen e vlerës së kësaj hapësire si pikë gravituese nga vizitorët.

Afati për konkurrim do të jetë i hapur deri me 15 shtator.

Konkursi është i ndarë dhe, çmimet do të ndahen për secilën pjesë. Çmimi i parë është 5000 euro, i dyti 3000, dhe i treti 2000 euro.

Zona e cila pritet të trajtohet është pjesa e zonës historike të qytetit të Prishtinës, është pikërisht në vazhdimësi të qendrës historike, ku në rrethinë gjinden disa objekte të mbrojtura si Muzeu i Kosovës, objekti ku ishte vendosur ish Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hamami i Madh, Kulla e Sahatit, Kompleksi i EminGjikut etj. Nga objektet sakrale veçohet Xhamia e Çarshisë, Xhamia e madhe, Xhamia e Jashar Pashës, shtëpi për banim individual dhe shatërvani po ashtu objekt i mbrojtur kulturo historik.

Deri pas Luftës së Dytë Botërore, Prishtina e kishte edhe çarshinë e vjetër të mbuluar. Pjesa e çarshisë së vjetër është aktualisht në gjendje të mjerueshme me shumë lokale me destinim të përkohshëm me materiale të dobëta. Ndërkohë, pjesën e brendshme të lokacionit të synuar është me disa drunjtë cilët po ashtu synohet të ruhen, sipas përshkrimit tw shkurtër për konkursin e projektimit

Ndërkaq, ndërtimi i pjesërishëm i lokaleve të çarshisë në zonën historike të qytetit me përfshirje të tregut është njëkohësisht në linjë me nismën që Komuna e Prishtinës e ka ndërmarrë me qëllim krijimin e një tregu për prodhimet bujqësore vendore si dhe kthimin e zejevetë vjetra familjare të cilët kanë qenë traditë dhe e kanë bërë të njohur përmes promovimit intensiv të vlerave zejtare ekonomike duke ndikuar kështu një efekt zinxhiror në trashëgimi kulturore, ekonomi, bujqësi, mirëqënie sociale dhe zhvillim të komunitetit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat