Shala premton përmirësim të kushteve për aktorë

Kultura

Shala premton përmirësim të kushteve për aktorë

Më: 20 maj 2016 Në ora: 14:06

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur sot Grupin Punues të Sindikatës së Punëtorëve të Teatrit Kombëtar, të cilëve iu premtoi bashkëpunim në funksion të përmirësimit të kushteve për aktorët e ansamblit rezident të Teatrit Kombëtare të Kosovës dhe për stafin teknik të këtij institucioni.

Në grupin punues të Sindikatës së Punëtorëve të Teatrit Kombëtar, ishte Adrian Morinës, Shkëlzen Veselit, Ismet Azemit dhe Naim Berishës.

Ministri Shala i uroi drejtuesit e kësaj sindikate të sapo themeluar për organizmin e tyre, dhe iu premtoi bashkëpunim në funksion të përmirësimit të kushteve për Aktorët e Ansamblit Rezident të Teatrit Kombëtare të Kosovës dhe për stafin teknik të këtij institucioni.

Grupi Punues i kësaj sindikate e përgëzoi ministrin Shala për punën sistematike që po bën në funksion të përmirësimit të kushteve në Teatrin Kombëtar, dhe u shprehën se kjo sindikatë nuk ka synim të bëjë opozitë me institucionet e kulturës, mirëpo përkundrazi, të bashkëpunojë me to, në të mirë të tetarit, aktorëve dhe punonjësve të tij.

Sipas një komunikate të MKRS-së, ministri Shala u shpreh se pret nga kjo sindikatë që të bashkëpunojë me Këshilli n Drejtues, menaxhmentin e TKK-së dhe faktorët tjerë, në mënyrë që gjitha çështjet dhe sfidat që lidhen me punën e aktorëve dhe punonjëseve tjerë të këtij institucioni të zgjidhen në mënyrë sa më adekuate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat