Amerikë e bekuar

Kultura

Amerikë e bekuar

Nga: Ilmi Tahiri Më: 20 maj 2016 Në ora: 12:32

Amerikë e jona mike
fuqi e vetme për njerëzimin
univers vlera dhe rreze drite,
qofsh e ndritur , qofsh e bekuar,
përjesisht e shtrenjta e jona mike ,

o yll shprese rreze drite,
ti tërë globin e përndrite,
vlerë guxim dhe madhështi
nëpër qiej me flamur i valvite,

dhe kur neve na shpëtove
në më të rëndat shekuj dhe vite,
ti tërë botën e mahnite,
biri yt presidenti Bill Klinton
ai shpirt mirë , legjendarë dhe rreze drite,

mendje ndrituri presidet
Ibrahim Rugova aleancë
kishte lidhur me ju me vite ,
Amerikë e shtrenjta mike,
barbarinë ti anë e kënd
shumë rrufeshëm nga
toka qielli për tre muaj e godite,
dhe largove ti nga ne robëri
edhe errësirë, e jona mike,

Amerikë qofsh e bekuar,
qofsh e ndritur thesar lulëzuar,
një komb të tërë ti ke shpëtuar,
vlerat tuaja ti i ke treguar,
nuk lejove çmendurinë dhe
barbarinë serbe shqipet
tona për ti faruar,

por luftën nga qielli dhe toka
me shqiponja keni bashkë renduar,
këtë popull liridashës nga ky
tmerr dhe pushtim për ta çliruar,
atdhe komb ty gjithë jetën
kanë për të uruar ,dhe me shpirt
edhe qenje për të falënderuar,

Amerikë moj heroinë,
e paq ndrin dhe lavdinë,
sikur sot qe ti ke krenarinë,
prijëse e botës pë lirinë,
shembëlltyrë për paqen ,
për të drejta, për lirinë
për zhvillimin dhe demokracinë,
vlerë e ndritur ti për tërë njerëzinë,
armiqtë vlerën forcën mirë ta dijnë,

ne fal Zotit edhe teje
dhe legjendarëve trima që të
bashkuar me aleat e fituan ne lirinë,
po jetojmë në atdheun e lirë,
në këtë vend aq të bukur dhe
aq të mirë , Kosova sot rron
e lumtur me gjithë dëshirë,
e pavarur e buzëqeshur dhe e lirë ,

Amerikë mikja jonë më e mirë,
komb atdhe ndaj teje jemi mirënjohës
sa askush në këtë hapësirë, por
e kemi ne të zjarrtë edhe një dëshirë,
të na bësh nder, edhe një të mirë,

ti bashkojmë edhe një herë
komb atdhe, në një shtet si dikur,
kjo do jete krye vepra jote më e mirë
që njerezimit i ke bërë ti mirë,
nje atdhe të bashkuar të gjitha
trojet dhe shqiptarët që të jetojmë
të bashkuar dhe të lirë ,

Amerikë moj mikja jonë qofsh
e ndritur me gjithë popull dhe hapësirë,
e bekuar e buzëqeshur , superfuqi
e vetme ti mburojë e botës së lirë ,
shpresë dhe dritë , o fuqi mirë
për njerëzimin në mbarë botën kudo të lirë ,
e bekuar qofsh përherë Amerikë mikja jonë
e shenjtë më e dashur dhe më e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat