“Zbulomë”, nëpërmjet Besim Mikullovcit

Kultura

“Zbulomë”, nëpërmjet Besim Mikullovcit

Më: 20 maj 2016 Në ora: 10:08

Besim Mikullovci do të prezantohet me këtë ekspozitë personale të titulluar “Zbulomë” ku paraqet punën e artistit përmes QR Kodeve të cilat shikuesi do ti zbuloj me telefonin e tij, ku pastaj do të shfaqet punimi i ekspozuar i artistit.

Organizatorët e kësaj ekspozite kanë konfirmuar se një ekspozitë e tillë do të prezantohet për herë të parë në Evropë, pasi që formati i kësaj ekspozite vlerësohet të jetë më i veçantë se sa i ekspozitave që tashmë jemi mësuar ti shohim.

Besim Mikullovci do të prezantohet me këtë ekspozitë personale të titulluar “Zbulomë” ku paraqet punën e artistit përmes QR Kodeve të cilat shikuesi do ti zbuloj me telefonin e tij, ku pastaj do të shfaqet punimi i ekspozuar i artistit.

“Nuk është e lehtë që të punohet një animacion në lëvizje. Për të krijuar lëvizje duhet shumë mund, orë pune e ditë të tëra pandërprerë që arrihet një sekuencë e filmit të animuar. Dikur gjithçka punohej me skica kurse tani me teknologjinë e re kjo punë është shumë më e lehtë. Në këtë ekspozitë artisti Besim Mikullovci ka ekspozuar një seri animacionesh në lëvizje”, ka vlerësuar kuratorja e kësaj ekspozite Arbana Hajredinaj. Sipas saj, në pikturat e tij digjitale ekspresiviteti i vijave është i panumërt dhe karakteristikë e krejt kësaj është formulimi i një personazhi, i ilustruar qoftë edhe me ngjyrë për ti dhënë mëpastaj një kuptim apo një porosi që përcakton një situatë apo, realitet të kohës. As arti i tij digjital apo dizajni nuk është aq i thjeshtë apo i lehtë për tu krijuar, madje ajo është shumë e vështirë dhe kërkon përkushtim. Ekspozita do të hapet më 26 maj, në ora 19:00 në Kolegjin AAB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat