Familja e Qamil Batallit dhuron libra për Festën e Abetares

Kultura

Familja e Qamil Batallit dhuron libra për Festën e Abetares

Më: 16 maj 2016 Në ora: 15:30

Festa e Abetares këtë vit do të shënohet më ndryshe. Familja e tekstshkruesit të parë të Abetares, Qamil Batalli, do të dhuroj për këtë festë pesë tituj të librave të autorit për nxënësit e shkollave të Kosovës.

Pesë librat e shkruesit të parë të Abetares, me të cilën kanë mësuar shkronjat gati 30 gjenerata në vendin tonë, tani janë ribotuar nga familja e të ndjerit Qamil Batalli dhe do t’u shpërndahen shkollave në Kosovë.

Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci Demaj, ka thënë për Kosovapress se ky vit është më i veçantë pasi shkollat do të pranojnë edhe 2 mijë ekzemplarë të librave.

Statovci: Kjo festë e Abetares është më e veçantë se të tjerat

“Jemi shumë të lumtur që si MASHT po organizojmë festën e Abetares, kjo është festë e përvitshme që organizohet për ndër të shënimit të Ditës së Abetares. Mendoj është një ndër ditët më të lumtura për të gjithë nxënësit tanë, sidomos për shkollarët e klasave të para prandaj ka një magji të veçantë do të thotë këtë vit. Kësaj radhe kemi organizua r edhe një eveniment mjaft të veçantë, do të kemi mysafir ‘ti quaj ashtu në këtë eveniment familje n e shkrimtarit tonë Qamil Batalli, do të jetë përfaqësuese njëra prej vajzave të tij e cila, e ka shpreh dëshirën po ashtu si familje që ti dhurojnë libra për disa shkolla tona, familja e Qamil Batallit do t’i dhurojnë diku 2 mijë copë libra për të gjitha shkollat tona do të kujdesemi që të bëjmë shpërndarjen e këtyre librave në secilën komunë varësisht edhe nga kapacitete e bibliotekës që kanë shkollat tona, por këtë do të kujdeset stafi i ministrisë pasi ashtu ka qenë edhe marrëveshja që ata dëshirojnë që kjo të bëhet në mënyrë institucionale nga ana jonë”, ka thënë Statovci-Demaj.

Zëvendësministrja e Arsimit është shprehur se titujt që do të dhurohen janë ndër më të pëlqyerit për fëmijë.

Statovci-Demaj: Një ndër titujt është “Agimet e Kaltra”

“Librat të cilët do të dhurohen janë gjithashtu libra për fëmijë, pasi që shkrimtari Qamil Batalli njihet kryesisht si shkrimtar i letërsisë për fëmijë dhe ka lënë libra të cilët edhe më tutje janë shumë të kërkuar edhe të pranuar nga fëmijët tanë, janë diku pesë tituj të cilët tani familja me iniciativë të veten i ka ribotuar, pra do të jenë libra të rinj të cilët botohen tash rishtazi dhe janë titujt më të njohur si libri: Agimet e Kaltra, tregime të Zgjedhura për Fëmije, Shoku im Learti, janë edhe dy libra tjerë por për këtë mendoj se do të flasim mjaftueshëm në ditën e nesërme”, ka thënë Statovci-Demaj.

Ndërkohë, është vet vajza e autorit Qamil Batalli, Besare Batalli e cila ka treguar edhe për arsyen e dhurimit të këtyre titujve.

Batalli: Për nder të vitit jubilar të babit po i dhurojmë librat

“Për hir të festës së Abetares, qëllimi kryesor ka qenë i mëparshëm në familjen tonë, mirëpo ka pas edhe nj arsye pse realizua qysh tash në këtë vit për shkak se këtë vit është vit jubilar i tij, sikur të kishte qenë gjallë i kishte festuar 80 vitet e lindjes, për këtë arsye edhe kemi vendos mu këtë vit që të bëhet shpërndarja e librave në shkollat tona. Dëshira ka qenë e madhe për me realizua këtë lloj projekti dhe falë MASHT-it do të na ndihmojnë që të bëhet ndarja në shkolla të ndryshme ku ata do të vendosin për hir të festës së Abetares”, ka thënë Besare Batalli.

Batalli ka deklaruar se ribotimi i librave është bërë me iniciativë por edhe me financim të familjes për t’i ndihmuar nxënësit në Kosovë, mirëpo në të ardhmen për ribotimin e titujve të tjerë, ajo shpreson në ndihmën e MASHT-it.

Batalli: Babi e desh i shkollimin e fëmijëve

“Babi gjithmonë e ka pas në ëndërr, dëshira në fakt kryesor e tij ka qenë leximi i librave, shkollimi i fëmijëve dhe po mundohemi që amanetin e tij ta përcjellim edhe në brezat e ri të ardhshëm, po shpresoj që edhe fëmijët do të jenë të lumtur që t’i kenë librat në duart e tyre. Arsyeja ka qenë që t’i shpërndajmë librat, donacioni normalisht, pagesa e financimi ka qenë krejt prej anës tonë, prej anës së familjes së Qamil Batallit, arsyeja pse i kemi përzgjedh vetëm 5 libra këtë radhë, po shpresojmë që edhe në vitet e ardhshme do të kem kësi lloj donacione”, ka deklaruar Batalli.

Festa e Abetares në vendin tonë shënohet tash e disa vite me radhë duke u bërë festë tradicionale.

Sivjet Festa e Abetares do të organizohet në komunën e Gjilanit për të vazhduar kështu çdo vit me një komunë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat