​Filarmonia e Kosovës shfaq inskenimin “Kënga e Dashurisë Triumfuese”

Kultura

​Filarmonia e Kosovës shfaq inskenimin “Kënga e Dashurisë Triumfuese”

Më: 16 maj 2016 Në ora: 14:18

(E plotësuar) - Filarmonia e Kosovës do ta shfaq inskenimin e parë pas shtatë viteve: “Kënga e Dashurisë Triumfuese” me kompozitor Paolo Coletta, Blerta Zhegu-soprano, Vladimir Reutov-tenor, Alberto Zanneti dhe Sinan Kajtazi-balerin.

Drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, tha se shfaqja po realizohet për herë të parë pas kaq shumë viteve, mirëpo u shpreh se këtij institucioni ende po i mungon një objekt dhe kushtet tjera përcjellëse.

Jashari: Kjo shfaqje vjen pas shtatë viteve

“Bëhet fjalë për inskenimin apo shfaqje skenike operistike e cila Filarmonia e realizon pas 7 viteve nga inskenimi i fundit që ka ndodh në vitin 2009 . ishte kjo një sfidë e madhe për ne të bëjmë organizmin e një opere ashti siç edhe i duhet, që është shfaqje skenike dhe jo vetëm muzikore koncertale të cilët siç zakonisht i njohim në Kosovë, do të thoja që organizimi i operës Kënga e dashurisë triumfuese siç quhet është e kompozitorit Paolo Coletta i cili njëherë është edhe regjisor edhe libricist do me thënë të gjitha pjesët kryesore që kanë të bëjnë me krijimin e operës janë në autorësinë e kompozitorit Paolo Coletta”, tha Jashari.

Kurse, një nga sopranoja Blerta Zhegu, tha se bëhet fjalë për një opera e cila është e lidhur mjaft shumë me qytetarët e të gjitha vendeve të botës, pasi që sipas saj bëhet fjalë për një histori dashurie.

Zhegu: Bëhet fjalë për një histori në mes dashurisë dhe profesionit

“Është një opera e lidhur jashtëzakonisht shumë me teatrin dhe i jep shumë rëndësi kësaj pjese dhe është muzikale aq sa teatrale. Për më tepër mendoj s’duke qenë të gjithë misionarë të operës në botë dhe duam, mendoj që është një opera që i flet shumë të gjitha moshave, i flet shumë popujve të vendeve të ndryshme sepse trajton ato pjesë që janë shumë të dashura për ne, në këtë rast është një histori dashurie e trajtuar me shuam finesë, psikologjike dhe tepër emocionuese, përveç kësaj desha tà « them se roli im roli i Valerias iu flet shumë grave sepse është tepër aktual për faktin se ajo është në femër që ndodhet midis zgjedhjeve, midis zgjedhjes profesionale dhe sentimentale, midis edukatës që e ka marrë gjithmonë nga familja, shoqëria dhe dëshira personale, midis faktit që duhet të zgjedh midis personales, emocionales dhe është gjatë gjithë kohës ky konflikt që ndjej si femër dhe mendoj që shumë femra ndjejnë sidomos në kohët moderne ku fatmirësisht kanë gjithmonë më shumë zgjedhje dhe janë gjithmonë më të lira”, ka thënë Zhegu.

Premiera e operës mbahet të premten(20 maj)në Pallatin e Kulturës,”Asim Vokshi” në Gjakovë në ora 19:30.

“Kënga e Dashurisë Triumfuese” mbahet në Gjakovë

Filarmonia e Kosovës e ka paralajmëruar inskenimin e nesërm e cila do të mbahet në teatrin “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Inskenimi me titull “Kënga e dashurisë triumfuese” është operë në dy akte nga Paolo Coletta dhe bën fjalë për një dashuri të një vajze e cila duhet të zgjedh në mes të ndjenjës sentimentale dhe profesionit.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës Baki Jashari në një konferencë për media tha se Opera e Kosovës edhe në këtë shfaqje po vazhdon të përballet me probleme të shumta teknike për çka edhe shfaqja është vendosur të mbahet në Gjakovë për shkak të kushteve më të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat