Kosova dhe Kroacia me marrëveshje kulturore

Kultura

Kosova dhe Kroacia me marrëveshje kulturore

Më: 6 maj 2016 Në ora: 14:10

Në prag të vizitës në Kroaci, me ç’rast do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit kulturor mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović, me të cilën ka biseduar për një varg çështjesh me theks të veçantë në fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.

Ambasadorja kroate Marija Kapitanovic e përgëzoi ministrin Shala për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe për liberalizimin e vizave.

Ajo më tej u shpreh se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë ka një domethënie të veçantë në funksion të thellimit të bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët.

Ndërsa ministri Kujtim Shala fillimisht falënderoi ambasadoren kroate për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës, veçmas për mbështetjen e rëndësishëm në dy proceset e fundit, atë të anëtarësimit në UEFA dhe liberalizimin e vizave.

“MKRS-ja ka synim të lidhë marrëveshje kulturore me vendet e rajonit, ndërsa marrëveshjen e parë të tillë të bashkëpunimit kulturor e lidhë me Kroacinë, nëpërmjet të cilës do të vazhdohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kroacisë”, thuhet në një komunikat ë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat