​Vdes autor i bestsellerit “Në emër të gjithë familjes sime”

Kultura

​Vdes autor i bestsellerit “Në emër të gjithë familjes sime”

Më: 25 prill 2016 Në ora: 20:41

Shkrimtari franko-amerikan Martin Gray, i mbijetuari i getos së Varshavës dhe autor i best-sellerit “Në emër të gjithë familjes sime”, vdiq mbrëmjen e djeshme në Ciney (jug të Belgjikës), dy ditë para ditëlindjes së tij të 94-wt, bëri të ditur për median kryetari i bashkisë, Jean-Marie Cheffert.

“Ai u gjet i vdekur në pishinë, në shtëpinë e pushimit në Ciney. Mjeku ligjor nuk nxori asnjë element dyshues”, sqaroi një zëdhënës i Prokurorisë së Namurit duke konfirmuar vdekjen e shkrimtarit me origjinë hebreje polake, i lindur në Varshavë më 27 prill 1922.

Martin Gray është kryesisht i njohur për bestsellerin autobiografik publikuar në vitin 1971, “Në emër të gjithë familjes sime”, shkruar në formë të përpunuar me shkrimtarin francez Max Gallo, në të cilin ai rrëfen eksperiencën e tij në geton e Varshavës dhe largimin e tij nga kampi i përqëndrimit në Treblinka para se të bëhej pjesë e ushtrisë sovjetike në vitin 1944.

Në tetorin e vitit 1970, ky ish-tregtar i mobileve antike kishte përjetuar tmerr e panik ndërsa ishte vënë në rrezik jeta e bashkëshortes së tij së bashku me katër fëmijët e tyre në shtëpinë në Tanneron (Var).

Ai krijoi fondacionin “Dina Gray”, më pas një qendër ndërkombëtare për të rinjtë e pagëzuar “Harku i së ardhmes” në formë homazhi ndaj ish-bashkëshortes së tij të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat