Konkurs letrar në kuadër të manifestimeve ndërkombëtare “Azem Shkreli”

Kultura

Konkurs letrar në kuadër të manifestimeve ndërkombëtare “Azem Shkreli”

Nga: Adem Lushaj Më: 31 janar 2016 Në ora: 20:49

Këshilli Organizativ i Takimeve të 14-ta Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli” i themeluar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, shpall konkurs për çmimin letrar “Bulëzat”, i cili për çdo vit ndahet për krijuesit fillestar, në kuadër të manifestimit letrar ndërkombëtar, “Azem Shkreli”, i cili mbahet me 23-24 maj në Pejë.

Të gjithë krijuesit e rinj, duhet të mos jenë mbi njëzet vjet dhe të kenë së paku një libër të tyre me poezi.

Çmimi letrar “Bulëzat”, ka për qëllim cytjen dhe motivimin e krijuesve të rinj, të cilët mund të konkurrojnë deri me 30 prill, në adresën, [email protected]

Po ashtu, e njëjta Drejtori e Kulturës së Pejës, me rastin e Manifestimit Tradicional, Takimet Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkeli”, shpall konkurs për vjershën më të mirë të lexuar gjatë manifestimit letrare, e cila do shpërblehet nga Juria e ngritur nga Këshilli organizativ i këtij manifestimi letrar.

Të interesuarit për pjesëmarrje në konkurrim, vjershën e tyre duhet ta dërgojnë më së largu deri me 31 mars të këtij viti, në të njëjtën adresë elektronike, dhe duhet të jetë premier e mos të jetë më e gjatë se dy faqe kompjuterike, si dhe të jetë e koduar me shifër identifikuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat