Nata e Bardhë- “Per ty Atdhe” me artistët e njohur të TOB

Kultura

Nata e Bardhë- “Per ty Atdhe” me artistët e njohur të TOB

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 20:50

Koncerti “Per ty Atdhe”, u organizua sonte në mbrëmje me pjesemarrjen e solisteve të TKOBAP si Eva Golemi dhe Ylber Gjini, Korit dhe Orkestrës së TKOBAP nën drejtimin e Edmond Doko.

Ky koncert u organizua falas për të gjithë nostalgjikët e këngëve më të bukura të kompozitorëve më të njohur shqiptarë si Avni Mula, Thoma Gaqi, Çesk Zadeja, Mustafa Krantja, Kujtim Laro e Pjeter Gaci.

Për herë të parë në këtë koncert u interpretua një pjesë simfonike e titulluar “Rapsodi e shqiptarëve Nr 1” e kompozitorit shqiptar Anesti Nova, i cili rikthehu në vendin e tij pas më shume se 70 vitesh pasi ka emigruar në Turqi e Amerike.

Festimet për Naten e Bardhë vazhduan më pas në sheshin para TKOBAP, me pjesemarjen e trupave te ndryshme artistike, numra baleti, koncert me kengë dhe valle nga Ansambli Popullor, koncert me Muzike Dhome, Koncert i Korit të TKOBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat