Charlie Chaplin, P. Duncan sjell historinë e jetës së komikut legjendar

Kultura

Charlie Chaplin, P. Duncan sjell historinë e jetës së komikut legjendar

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 19:00

Komiku legjendar Charlie Chaplin pati thënë dikur se për të bërë një film komik duhet thjesht “një park, një polic dhe një vajzë bukuroshe”. Por, Çarli harroi të përmendte kostumin e endacakut që e bëri atë të famshëm në mbarë botën.

Charlie Chaplin jetoi deri në moshën 88-vjeçare dhe u martua katër herë. Një ndër gratë e tij ishte edhe Paulette Goddard, një fotografi bardhezi të së cilës mund ta gjejmë në librin “Blu-ray”, apo “Arkivi i Chaplinit” ku përmblidhet jeta e aktorit dhe regjisorit legjendar. Në këtë fotografi, Paulette mban në dorë disa banane të vjedhura.

Libri është publikuar nga shtëpia botuese gjermane Taschen Books, ka 560 faqe dhe peshon 7 kilogramë, ndërsa përmasat e tij janë afërsisht sa një televizor i vogël, kështu që vështirë se mund të lexohet në shtrat, sugjerohet një tavolinë për ta shfletuar.
Por ky libër përmbush qëllimin e autorit, Paul Duncan, duke rikrijuar karrierën e Charlie Chaplin në mënyrë kronologjike; ashtu siç ai e jetoi, dhe në përkujtim të njëqindvjetorit të kalimit të tij nga teatri vodvil (vaudeville) në filma, në ShBA.

Në faqen 47 të librit gjendet kontrata e parë që aktori ka firmosur me kompaninë filmike “Keystone”, dhe mban datën 25 shtator 1913, ndërsa Charli në atë kohë është paguar 150 dollarë në javë. Ndërsa pjesa tjetër, është sigurisht historia e një regjisori të madh të filmave komikë. Në këtë libër përfshihen edhe filmat klasikë pa zë “Dritat e qytetit” dhe “Kohë moderne” dhe më pas edhe filmat me zë si satira politike “Diktatori i madh” apo komedia e zezë “Zoti Verdun”.

“Qëllimi im ishte ta tregoja jetën e tij si histori. Pra në këtë libër përshkruhen kronoligjikisht të gjitha ngjarjet e jëtës së Charlie Chaplinit dhe punën me filmat e tij,” tha Duncan.
Në këtë libër ka materiale të mbledhura nga arkivi i familjes së komikut, por edhe në Cinecitanë e Bolonjës, ku janë restauruar filmat e Chaplin. Për jetën e Charlie Chaplin janë botuar shumë libra, pork y është ndryshe.

“Ai ishte shumë diskret me jetën e tij dhe shumë gjëra i ka mbajtur secret, dhe unë pikërisht këtë kam dashur të rrëfej në librin tim, historinë se si ai i ka bërë filmat e tij. Mes dokumenteve dhe vjen dhe historia e jëtë së Chaplin, bashkë me rrëfime të njerëzve që kanë bashkëpunuar me të në filma.

Për historinë e jëtës së Charlie Chaplin i cili vdiq në vitin 1977 ka pasur gjithmonë interes. Filmi I tij I fundit mban titullin “Një konteshë nga Hong Kong”, ku interpretojnë Sophia Loren dhe Marlon Brando, në vitin 1967.
Ndërsa së fundmi kompani britanike e filmit “Curzon Artificial Eye” do të publikojë në muajin dhjetor një përmbledhje më 10 filma të Charlie Chaplin, si edhe disa sende apo veshje të përdorura prej tij. Menaxheri i kësaj kompanie filmike, i pyetur me email, tha se interesi për komikun legjendar nuk do të zbehet kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat